10 gabimet me flokët të cilat duhet t’i shmangni

Të gjithë duam që t’i kemi flokët sa më perfekt, të gjata, të shndritshme dhe të forta. Për të pasur flokë të tillë, duhet të kujdeseni shumë.

  1. Mos i prekni flokët kur janë të lagur: Ky është rregulli numër një. Mos i krihni dhe prekni flokët kur janë të lagur. Krihini ata pasi të thahen. Nëse duhet t’i krihni flokët patjetër kur janë akoma të lagur, atëherë duhet të përdorni një krehër me dhëmbëza të gjera.
  2. floke te lagurPrisni majat: nëse doni që flokët t’ju rriten, duhet t’i prisni rregullisht majat e tyre.
  3. Modeli i flokëve që ju shkon më shumë: Duhet të gjeni një model flokësh që ju shkon. Pyetni floktoren për këtë. Modeli i flokëve është shumë i rëndësishëm për personalitetin tuaj. Ndryshoni modelin e flokëve për të parë se cili ju shkon më shumë.
  4. Blini një krehër me dhëmbëza të gjera: Duhet të blini një krehër me dhëmbëza të gjera që t’i krihni flokët më lehtë. Kështu do të parandaloni rënien e flokëve.
  5. Përdorni shampon e duhur: Zgjedhja e shampos është shumë e rëndësishme. Duhet të përdorni shampon që nevojitet për flokët tuaj. Ka shampo të ndryshme në treg për lloje të ndryshme flokësh. Zakonisht të gjitha shampot kanë të shkruar tek etiketa se për cilët lloj flokësh janë, prandaj sigurohuni që të zgjidhni të duhurën herën tjetër kur të shkoni në dyqan.
  6. Mos i lani shpesh: Mos i lani flokët çdo ditë. Duke i larë shpesh, humbisni të gjithë vlerat ushqyese të flokëve të cilat shërbejnë për rritjen e tyre.
  7. Përdorni krëhër të lagur: Duhet të përdorni krehër pak të lagur kur krihni flokët e tharë. Kështu do t’i krihni më lehtësisht dhe parandaloni rënien e tyre.
  8. Mos përdorni zbutës flokësh: Këta zbutës flokësh zakonisht shkatërrojnë vlerat ushqyese të flokëve. Sigurohuni që të blini një zbutës të tillë vetëm nëse jeni shumë të sigurt për kompaninë që e ka krijuar.
  9. Mbajini duart larg flokëve: Mos i prekni flokët me duar nëse i keni modeluar.
  10. Përdorni balsam për flokët: Balsami për flokët është po aq i vlefshëm sa shampot.

Përgatiti për “Shëndet+”: Blertina Koka

Postime të ngjashme

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?