Kryefaqja Aktualitet 10 këshilla për të qenë në formë gjatë ditëve të nxehta

10 këshilla për të qenë në formë gjatë ditëve të nxehta

0
Shpërndaje

Ditet-e-Veres-1024x960

Ndërsa rajoni evropian hyn në sezonin e nxehtë, publiku, mjekët profesionistë dhe autoritetet e shëndetit publik duhet të parapërgatiten për valët e nxehta dhe fshikulluese. Çdo vit, nxehtësia dëmton shëndetin e shumë njerëzve, veçanërisht të moshuarve. Bëhet shkak për rraskapitjen, infarktet e zemrës ose konfuzionet dhe mund të përkeqësojë kushtet ekzistuese për sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore.

Valët e të nxehtit pritet të rriten për shkak të ndryshimit klimaterik, por ndikimet e tyre mbi shëndetin janë të parandalueshme.

Këshilla për publikun e gjerë gjatë valëve të nxehta

Ndiqni rekomandimet e autoriteteve shëndetësore vendore.

Mbani shtëpinë të freskët, kontrolloni temperaturat rregullisht. Ideale do të ishte të mbanit temperaturat poshtë 32°C gjatë ditës dhe 24 °C natën. Vendosni grila përgjatë dritareve me diell, hapni dritaret natën dhe herët në mëngjes, dhe varni peshqira të lagur për të freskuar ajrin e dhomës, që mund të ndihmojë të ulë temperaturat e brendshme.

Qëndroni larg nxehtësisë. Rrini tek dhoma më e freskët e shtëpisë, sidomos natën. Shmangni të dalin jashtë gjatë kohës më të nxehtë të ditës. Shmangni aktivitetin e lartë fizik, nëse keni mundësi. Qëndroni në hije. Mos lini fëmijët ose kafshët brenda makinave të parkuara.

Mbajeni trupin e freskët dhe të hidratuar. Bëni dushe ose banjë me ujë të freskët. Vishuni lehtë, rroba të gjera me materiale natyrore. Vendosni kapele me borsë të gjerë ose me strehë dhe gjyslyke. Përdorni çarçafë dhe mbulesa të lehta, pa mbushje, që të evitoni akumulimin e nxehtësisë. Pini rregullisht, por evitoni alkoolin dhe shumë kafeinë dhe sheqer. Hani porcione të vogla dhe më shpesh. Evitoni ushqimet që janë të larta në proteina.

Ndihmoni të tjerët, kontrolloni familjarët, miqtë dhe fqinjët të cilët kalojnë shumicën e kohës vetëm. Të moshuarit ose njerëzit e sëmurë që jetojnë vetëm duhet të shikohen të paktën një herë në ditë. Nëse një person është duke marrë ilaçe, pyesni mjekun që e trajtonë sesi mundet t’i ndikojë në rregullimin e temperaturës së brendshme dhe ekuilibrin e lëngjeve në trup.

Ruajini ilaçet poshtë 25 °C ose në frigorifer (lexoni instruksionet e ruajtjes dhe paketimit).

Kërkoni këshilla mjekësore nëse vuani nga ndonjë kushtëzim mjekësor kronik ose nëse jeni duke marrë mjekime të shumëllojëshme.

Nëse juve ose të tjerët nuk ndiheni mirë—marrje mendsh, debulesë, me ankth, jeni shpesh të etur ose keni një dhimbje koke—kërkoni ndihmë. Lëvizni në një vend më të freskët sa më shpejt të jetë e mundur, dhe masni temperaturën e trupit tuaj. Pini ujë ose lëng frutash për t’u rihidratuar. Pushoni menjëherë në një vend të freskët, nëse keni spazma të dhimbshme muskulare; pini lëngje nga goja për rihidratim që përmbajnë elektrolite; dhe kërkoni ndihmë nëse ngërçet e nxehtësisë zgjasin më shumë se një orë. Konsultoni mjekun tuaj, nëse ndiheni simtoma të pazakonta ose nëse simptomat vazhdojnë.

Nëse dikush ka lëkurë të nxehtë dhe të thatë deri në delirë, dridhje dhe/ose është i pavetëdijshëm, thërrisni mjekun ose ambulancën menjëherë.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here