10 milionë euro për Ilir Beqen, premton shërbim shëndetësor si në Amerikë!

Ilir Beqaj njoftoi nisjen e dy programeve të mëdha, me një vlerë 10 milionë euro. Beqja do t’i shpenzojë paratë në disa poliklinika dhe për Qendrën e Traumës.

Ilir beqaj“Kemi dy programe të mëdha, 5 milionë euro për fuqizimin e poliklinikave në Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Dibër, dhe 5 milionë euro të tjera fuqizimin e Qendrës Kombëtarë të Traumës”, tha Beqaj.

Deklarata u bë gjatë një konference për financimin spitalor.

Beqja sqaroi se qeveria shqiptare i referohet modelit amerikan “single pairy”.

“Synojmë të kalojmë nga pagesa e shërbimeve sipas kostove dhe më pas në vendosjen e DRG-ve. Në jemi të angazhuar për të kaluar te kjo mënyrë financimi e spitaleve. Do ndërtojmë Shërbimin Kombëtar Shëndetësor që do të jetë paguesi i vetëm. Modeli është single pairy”, vijoi Beqaj.

Ministria e Shëndetësisë është nën hetim për disa shërbime të dhëna me konçension. Prokurorët janë në fazën e sekuestrimit të dokumentave, por Ministri i Shëndetësisë ka thënë se është i pafajshëm, për akuzat për korrupsion./ lapsi.al

 

Postime të ngjashme

E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik