10 rregullat e arta për ushqyerjen e shëndetshme

Ushqyerja e shëndetshme kërkon:

1.  Konsumim të një varieteti sa më të madh të ushqimeve, në llojshmëri dhe sasi të përshtatshme.

2.  Konsumim të një dietë të bazuar në ushqime të ndryshme me origjinë më shumë bimore sesa shtazore

3. Konsumim i bukës, drithërave, orizit ose patateve disa herë në ditë

4. Konsumim të një varieti zarzavatesh e frutash disa herë gjatë ditës (së paku 400 gram në ditë)

5. Mbajtje nën kontroll të konsumit të yndyrave.

6. Përdorim të qumështit dhe nënprodukteve të tij që kanë sasi të pakta yndyre dhe kripërash

7. Zgjedhje të ushqimeve që janë me sasi të pakta të sheqerit industrial, i cili duhet përdorur me shumë kursim në pije dhe ëmbëlsira

8.  Zgjedhja e një dietë me sasi të pakta kripe. Konsumi total i kripës nuk duhet të jetë më shumë se një lugë e vogël çaji (6 gram në ditë, duke përfshirë këtu kripën në bukë dhe ushqimet e konservuara)

9.  Përdorimi i kufizuar i alkoolit veçanërisht tek gratë

10. Përgatitje të ushqimeve në mënyrë të sigurtë dhe higjienikisht të pastër (ziejeni, piqeni apo gatuajeni në temperaturën e duhur)

ushqyerja 1

Piramida e ushqimit, këshillat për një ushqyerje të shëndetshme ditore, javore dhe të përmuajshme

Konsum i përditshëm

Ujë jo më pak se 1.5 litra në ditë

Drithëra tre herë në ditë në çdo vakt si buka e zezë e grurit, misrit , makaronat, orizi

Fruta perime 3-5 herë në ditë një lugë gjelle me vajra bimore (misri, ulliri  apo dhe luledielli)

Qumësht dhe bulmet me përmbajtje të ulët yndyrore

Aktivitet fizik

Konsum i përjavshëm  

Peshk, 3 herë në javë

Mish, 3 herë në javë

Fasule dhe bishtaja, 2 herë në javë

Patate, 2 herë në javë

Vezë, 2-3 herë në javë

Fruta të thata dhe ullinj, 3 herë në javë

Dieta duhet të shoqërohet me aktivitet fizik të paktën pesë ditë të javës për 30 minuta

 

Konsumi i përmuajshëm  

Duhen përdorur në sasi sa më të kufizuara :

Ëmbëlsirat

Pijet e gazuara

Pijet alkoolike

Ushqimet e kripura e të konservuara

Ushqimet e skuqura

Yndyrat shtazore si gjalpi dhe margarina

(Shënim: Materialet janë përgatitur nga specialistët e Institutit të Shëndetit Publik)

Postime të ngjashme

'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin