10 shenjat paralajmëruese të alcajmerit

130718074537-hands-crossed-bw-shutterstock-story-topMë shumë se 5 milionë amerikanë po jetojnë me alcajmer sot. Një person preket nga kjo sëmundje çdo 68 sekonda dhe deri në vitin 2050 pritet që ky numër të trefishohet.  Dhe si për të mos mjaftuar, alcajmeri  renditet një ndër  10 shkaqet kryesore  të vdekjeve (aktualisht është në vendin e 6-të)

Po të pyesësh cilindo ekspert ai ose ajo do të thotë që zbulimi i shenjave të para të sëmundjes së alcajmerit është çelësi që ndihmon në bashkëjetesë më të mirë me këtë sëmundje.

“Shpresa jonë është që t’i identifikojmë ata pacientë të cilet po zhvillojnë këtë sëmundje në faza të hershme dhe kjo  do të na jepte një mundësi shumë më të mirë që të ndërhynim me trajtimin dhe probabiliteti është shumë herë më i lartë  që trajtimi të jetë  i efektshëm” – thotë Dr. Keith Black.

“Është bërë popullore vetëdiagnostikimi online kohët e fundit. Ekzistojnë mjaft informacione online dhe teste për verifikimin e simptomave por që nuk dihet nëse ato janë të sakta apo bëhen më qëllim publiciteti”-thote Julie Robillard. Madje ajo çfarë ne gjetëm online ishte stresuese dhe potencialisht e dëmshme.

Nëse ju dyshoni se një anëtar i familjës suaj ose ndonjë mik i juaji po zhvillon sëmundjen e alcajmerit hidhuni një sy këtyre 10 shenjave paralajmëruese:

  1. Ndryshime në kujtesë që ndërpresin jetën e zakonshme.
  2. Vështirësi në planifikime ose zgjidhjen e problemeve.
  3. Vështirësi në kryerjen e punëve të zakonshme në shtëpi, punë apo gjatë kohës së lirë.
  4. Konfuzion në lidhje me kohën apo vendin.
  5. Vështirësi në kuptimin e imazheve ose marrëdhëniet hapësinore
  6. Probleme të reja me fjalët në të folur ose të shkruar.
  7. Të harrosh ku i ke vendosur gjërat dhe të jesh i paaftë në rikujtimin e hapave që sapo kreve.
  8. Gjykim i dobët
  9. Tërheqje nga puna ose aktivitetet sociale.
  10. Ndryshime në humor dhe personalitet.

Përshtati: Stivi Sulaj/ Burimi: CNN

Postime të ngjashme

45% e të moshuarve në azile me probleme mendore, pa mjekë dhe pa barna
Një test i thjeshtë vizatimi vë në dukje shenjat e hershme të demencës
Moti i nxehtë ndikon seriozisht personat me probleme kardiovaskulare, disa këshilla si të mbroheni
Temperaturat mbi 30 gradë Celsius sjellin probleme në shëndet. Masat që duhet të ndërmerrni
Si të qëndroni në formë teksa vitet kalojnë
A është plakja e trurit e trashëgueshme, kujdesi që ju duhet
Tretja ndryshon me moshën, ja si duhet të veproni
Çfarë është plakja cerebrale (e trurit)