10 Tetori, Dita Botërore e Shëndetit Mendor

dita-boterore-e-shendetit-mendor1

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përcaktuar 10 tetorin e çdo viti si Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet e shëndetit mendor dhe përpjekjet e mobilizuara në mbështetje të shëndetit mendor në mbarë botën.

Këtë vit, slogani i vendosur për Ditën Botërore të Shëndetit Mendor është “Ndihma e parë psikologjike”, duke vënë theksin te ndihma e parë psikologjike dhe mbështetja që njerëzit mund të japin për personat që kalojnë një periudhë të vështirë të shëndetit mendor.

Në një kontekst global, kur ndodhin kriza humanitare është e nevojshme që në kohën e duhur të vijë mbështetja dhe ndihma e parë psikologjike. Por ngjarjet e krizës nuk kufizohen vetëm në ngjarjet që japin mediat. Në shumë vende dhe çdo ditë, njerëzit përjetojnë kriza personale, nga ato më të lehta si humbja e të dashurit apo një situatë stresuese në punë, deri tek ato më të rënda si përjetimi i sëmundjeve të rënda fizike.

Ka njerëz që fatkeqësisht përjetojnë abuzim dhe/ose dhunë, të cilat rrisin stresin dhe mundësinë e zhvillimit të problemeve të shëndetit mendor. E gjithë shoqëria duhet të jetë e vetëdijshme lidhur me nevojën e sigurimit të mbështetjes së duhur, kur njerëzit përjetojnë stresin për shkak të ngjarjeve traumatike, si në nivel global ashtu edhe në atë individual.

Parimi i ndihmës së parë psikologjike është se, dikush apo të gjithë mund të ndërhyjnë për të ndihmuar dikë dhe të shohin nëse ka nevojë për ndihmë profesionale. Të gjithë, në një moment të caktuar, mund të kenë nevojë për të rifituar besimin te vetja dhe te të tjerët.

Kur në komunitetet tona ndodhin ngjarje të tmerrshme, çdokush mund të ndihmojë personat që janë prekur. Prandaj është e nevojshme të ketë informacion lidhur me ndihmën e parë psikologjike, në mënyrë që të ofrohet mbështetje për njerëzit në nevojë që janë të pikëlluar. Slogani i Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, është të fokusohet në mbështetjen psikologjike nga njerëz që e gjejnë veten në rolin për të ndihmuar ata persona që po përballen me një situatë të vështirë, përfshirë këtu punonjës të stafeve shëndetësore, mësues, zjarrfikës, punonjës të komunitetit, policë, etj. Kujdesi shëndetësor nuk përbëhet vetëm prej ndihmës së parë fiziologjike, por duhet të mbështetet edhe nga ndihma e parë psikologjike. Në të vërtetë, investimi në ndihmën e parë psikologjike është pjesë e një përpjekjeje afatgjatë për të siguruar mbështetje për të gjithë ata persona që janë në rrezik akut për shkak të një krize apo një gjendjeje të vështirë. Po ashtu, është shumë e rëndësishme që kur ata kanë nevojë për ndihmën e parë psikologjike, të marrin mbështetje shtesë të avancuara në kontekstin e shëndetit mendor dhe shërbimeve sociale.

Burimi: Instituti i Shëndetit Publik / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni