10 ushqimet më të mira që ka bërë natyra për njeriun

Blerina Bombaj, dietologe klinike

Agrumet

Ja pse bëjnë mirë

Vetëm një portokall përmban 100% të nevojave ditore në vitaminë C. Vitamina C rrit kolesterolin e mirë dhe na forcon kockat.
Flavonoidet e agrumeve ndihmojnë në ndaljen e rritjes së qelizave kanceroze dhe veprojnë si anti-inflamator.

Këshillë:

Shtoni nje fetë limon në çajin jeshil. Në një studim u pa se limoni rriste aftësine e trupit për të përthithur antioksidues e çajit me 80%.

Brokoli

Ja pse bën mirë:

Brokoli përmban sasi të mëdha vitamine K dhe C, të cilat janë esenciale në formimin e kockave.
Mjafton një tas i vogël me brokoli për të marrë përbërës mbrojtës kundër kancerit.

Këshillë:

  • Zierja në avull i ruan më mirë përbërësit ushqyes se sa zierja në ujë.

Boronicat

Ja pse bëjnë mirë:

Boronicat përmbajnë një numër të madh antioksiduesish të cilët rrisin mrekullisht forcën antioksiduese të sistemeve të ndryshme fizioligjike të trupit të njeriut si p.sh., sistemi kardiovaskular, sistemi muskular dhe nervor. Ato njihen për ndikim në jetëgjatësi, në ruajtjen e memories, në luftën kundër tumoreve dhe në parandalimin e plakjes.

Këshillë:

  • Boronicat kanë një sezon të shkurtër prej vetëm 1 muaji, zakonisht korrik – gusht. Shfrytëzojeni këtë periudhë për të blerë sasi të mëdha, i pastroni dhe i vendosni në ngrirje të ndara në porcione gjysëm kilogramshe. Ato e ruajnë forcën e tyre antioksiduese pothuaj të paprekur deri në 6 muaj.

Patatet e zakonshme dhe të ëmbla

Ja pse bëjnë mirë:

Një patate e kuqe përmban 66 mikrogramë acid folik –një ndërtues i qelizave.
Një patate e ëmbël ka 8 herë sasinë e nevojshme të vitaminës A, një vitaminë e rëndësishme për imunitetin ndër të tjera.

Këshillë:

  • Lëreni pataten të ftohet përpara se ta konsumoni. Në këtë mënyrë mund të digjni 25% më shumë yndyrë pas vaktit.

Sardelet

Ja pse bëjnë mirë:

Një burim i shkëlqyer i acideve lyrore omega -3, të cilat na ndihmojnë të luftojmë depresionin, kancerin dhe sëmundje të zemrës.
90gr përmban 50% të nevojave ditore në Niasin, e cila ndihmon mbrojtjen kundër sëmundjes alcajmer.

Këshillë:

  • Piqini në furrë me limon dhe hudhra, në këtë mënyrë bashkëveprojnë duke forcuar imunitetin ndjeshëm.

Arrat

Ja pse bëjnë mirë:

Përmban sasinë më të lartë të acideve lyrore omega -3 nga të gjithë frutat e thatë. Ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe luftojnë pagjumësinë.

Keshille:

  • 6-7 arra ne dite mjaftojne.

Vaji i ullirit ekstra i virgjer

Ja pse bëjnë mirë:

I pasur në antioksidues dhe flavonoide, substanca miksroskopike të cilat luajnë një rol madhor në mbrojtjen kundër kancerit.
Rrit kolesterolin e mirë dhe ndihmon djegien e dhjamit, sidomos në zonën e barkut.

Këshillë:

  • Përdoreni gjithmonë në sallatë ose me bukë të zezë.

Hudhra

Ja pse bën mirë:

Hudhra është një luftëtare e fortë e sëmundjeve, duke penguar rritjen e baktereve, përfshirë edhe E.colin.
Allicin, një përbërës i gjetur të hudhra, vepron si një agjent anti-inflamator i fuqishëm dhe ndihmon në uljen e kolesterolit dhe tensionit.

Këshillë:

  • Hudhra e shtypur lëshon sasinë më të madhe të allicinë-s. Mos e gatuani shumë sepse humb shumë nga vlerat e saj.

Spinaqi

Ja pse bën mirë:

Spinaqi përmban lutein dhe zeaxanthin, antioksidues të rëndësishëm për shikimin dhe imunitetin.
Sipas studimeve të fundit, është gjetur së ndër fruta- zarzavatet më të shëndetshme spinaqi rënditet nga të parët.

Këshillë:

  • Spinaqi përdoret më së miri në lengje zarzavatesh p.sh.: 1 kupë spinaq, një karotë, 1 banane dhe 1 kupë lëng molle bëjnë një pije për t’u provuar.

Fasulet

Ja pse bejne mire:

Duke ngrënë 4 herë në javë nga një 1 kupë fasule ulet rreziku i sëmundjeve të zemrës me 22%.
I njëjti zakon mund të ulë rrezikun e kancerit të gjirit.

Këshillë:

  • Sa më e errët ngjyra e fasuleve, aq më shumë antioksidues përmban. Lëvoret e fasuleve të kuqe dhe të zeza përmbajnë 40 herë më shumë antioksidues se lëvoret e fasuleve të bardha./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe