100 mijë lekë dhe mbaron punë, ose fëmija i sëmurë duhet të presë disa muaj

Një qytetar ka fëmijën sëmurë, ndaj dhe i drejtohet shërbimit të Pediatrisë në QSUT. Pasi i rekomandojnë që fëmija të bëjë rezonancën, i lenë datë për këtë ekzaminim në fund të muajit prill.

Në këto kushte, hyn në punë “varianti klasik”. Qytetari i paguan 100 mijë lekë nën dorë infermieres Lazime Pëllumbi dhe rezonanca realizohet brenda ditës.
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” këtë herë shkoi në Pediatrinë e QSUT-së, ku shfaqi një rast të pastër korrupsioni për kryerjen e një rezonance brenda ditës.

Infermierja – Hajde!
Qytetari – Përshëndetje!
Infermierja – Mirë?
Qytetari – Unë erdha për një fëmijë. E kam me probleme me dhimbje koke edhe për një rezonancë, edhe…

Infermierja – Ke ardhur dhe një ditë tjetër këtu te unë ti.
Qytetari – Po!
Infermierja – Për ça ke ardhur këtu ti?
Qytetari – Për këtë rezonancën erdha.
Infermierja – Po pra, ta dhashë unë ty letrën.
Qytetari – Po tashi ma kanë planifikuar

Infermierja – Po me pagesë mua më vjen keq tani, unë nuk bëj pazare tani se kam hall se … a kupton?
Qytetari – Po çfarë halli ke?
Infermierja – Nuk do lej punën për… se ku ta di unë se nuk ke ardhur me ndonjë STOP, me ndonjë kamer ti këtu, a kupton?

Qytetari – E kuptoj!
Infermierja – Nuk të besoj… jo nuk besoj asnjë… jo është shumë me rrezik. Unë të thash ty brenda ditës pa 100 mijë lekë (të vjetra) nuk ta bëj dot. Nuk i bëj unë, äas me çunat atje edhe mund të caktojnë një orar më vonë, a kupton? Them unë tashi, po e bënë. Çfarë të thotë Lazimja?!

Qytetari – Tani, unë po të them.
Infermierja – Më pak se 100 mijë lekë, nuk bëhet, jo as bëhet llaf, jo, jo janë 2-3 veta atje që punojnë

Qytetari – Ndonjë 80-tëshe, s’bëhet gjë?
Infermierja – Për Zotin, çfarë të të thotë Lazimja, për kokë të kalamajëve! Unë nuk marr asnjë 5 lekëshe, pa 100 nuk i bën brenda ditës. Nuk dua të shpenzohesh!
Qytetari – Mirë atëherë, unë do ta vendos edhe po qe ashtu, a je këtu ti?
Infermierja – Unë këtu jam deri në orën 2.
Qytetari “vendosi” të paguajë 10 mijë lekë të vjetra për të zgjidhur problemin shëndetësor të
fëmijës, ndaj u rikthye në Pediatri.
Infermierja – Hë çfarë bëre?
Qytetari – Më mirë po e bëj kështu se s’po…
Infermierja – Si?
Qytetari – Me 100 mijë lekëshin.
Infermierja – Do të më heqësh nga puna ti, e shoh unë.

Infermierja – Hajde me mua te dhoma!
Shiko se unë fola me atë çunin dhe a e di se ku është rezonanca te 6-katëshi?
Qytetari – Jo!
Infermierja – Nuk e di ë? M’i lër mua tani lekët! Do më presësh pak se të shoqëroj unë apo do shkosh vetë?

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni