11 Rekomandimet për Parandalimin e Kancerit

qsutNë shumë vende, perceptimet negative publike dhe stigma e lidhur me kancerin i ndrydh diskutimet publike informuese dhe i hap rrugën ideve të gabuara në lidhje me këtë sëmundje.

Kjo pengon përpjekjet për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me parandalimin e kancerit, sjelljeve të shëndetshme dhe kërkimit për shenja dhe simptoma për diagnostikim të hershëm.

Individët dhe komunitetet duhet të bëhen të vetëdijshëm se të paktën një e treta e kancereve më të zakonshme mund të parandalohen përmes reduktimit të konsumit të alkoolit, ushqyerjes së shëndetshme dhe përmirësimit të niveleve të aktivitetit fizik. Nëse përfshihet edhe mospirja e duhanit atëhere shifra është rreth 50%.

• Pesha trupore
Përpiquni të ruani peshë trupore të shëndetshme, sa më pranë peshës suaj ideale

• Aktiviteti fizik
Ushtrohuni ose bëni aktivitet fizik për të paktën 30 minuta çdo ditë

• Ushqime dhe pije që nxisin shtim në peshë
Konsumoni sa më pak pije energjike dhe ushqime që çojnë në shtimin e shpejtë të peshës (jo yndyrnat, sheqernat, dhe po ushqimeve të pasura me fibra)

• Ushqime me prejardhje bimore, perime dhe fruta
Ushqehuni me shumëllojshmëri perimesh, frutash, drithërash dhe lentil

• Ushqime me prejardhje shtazore
Kufizoni konsumin e mishit të kuq (si viçi, derri dhe qengji) dhe shmangni mishrat e përpunuara

• Pijet alkoolike
Pakësoni konsumin e pijeve alkoolike
• Jo duhanit!

• Ruajtja, përpunimi dhe përgatitja
Kufizoni konsumin e kripës dhe shmangni ushqimet e përpunuara

• Suplementet dietike
Mos përdorni suplemente dietike për të parandaluar kancerin, por mundohuni të përmbushni nevojat ushqyese vetëm nëpërmjet dietës dhe ushqimeve që konsumoni

• Ushqyerja me gji
Është më e mira për nënat të ushqejnë foshnjen ekskluzivisht me gji deri në 6 muaj dhe pastaj t’i prezantojnë fëmijës lëngje të tjera & ushqime

• Të mbijetuarit nga kanceri
Pas trajtimit, të mbijetuarit nga kanceri duhet të ndjekin rekomandimet për parandalimin e kancerit./QSUT

Postime të ngjashme

Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi
Simptomat e kancerit të fytit që të gjithë duhet t'i dinë
3 lëngjet më të mira kundër kapsllëkut dhe për një tretje të mirë
Si vaji i ullirit mbron shëndetin e zemrës, ja proteina që redukton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe inflamacionit! Zbuloni kur është koha më e mirë për ta konsumuar
Mungesa e vitaminës D nxit kancerin
Zbulimet e fundit në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare