11 rekomandimet për parandalimin e kancerit

Në shumë vende, perceptimet negative publike dhe stigma e lidhur me kancerin i ndrydh diskutimet publike informuese dhe i hap rrugën ideve të gabuara në lidhje me këtë sëmundje. Kjo pengon përpjekjet për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me parandalimin e kancerit, sjelljeve të shëndetshme dhe kërkimit për shenja dhe simptoma për diagnostikim të hershëm.

Individët dhe komunitetet duhet të bëhen të vetëdijshëm se të paktën një e treta e kancereve më të zakonshme mund të parandalohen përmes reduktimit të konsumit të alkoolit, ushqyerjes së shëndetshme dhe përmirësimit të niveleve të aktivitetit fizik. Nëse përfshihet edhe pirja e duhanit atëhere shifra është rreth 50%.

politikat globale shendetesi• Pesha trupore
Përpiquni të ruani peshë trupore të shëndetshme, sa më pranë peshës suaj ideale

• Aktiviteti fizik
Ushtrohuni ose bëni aktivitet fizik për të paktën 30 minuta çdo ditë

• Ushqime dhe pije që nxisin shtim në peshë
Konsumoni sa më pak pije energjike dhe ushqime që çojnë në shtimin e shpejtë të peshës (jo yndyrnat, sheqernat, dhe po ushqimeve të pasura me fibra)

• Ushqime me prejardhje bimore, perime dhe fruta
Ushqehuni me shumëllojshmëri perimesh, frutash, drithërash dhe lentil

• Ushqime me prejardhje shtazore
Kufizoni konsumin e mishit të kuq (si viçi, derri dhe qengji) dhe shmangni mishrat e përpunuara

• Pijet alkoolike
Pakësoni konsumin e pijeve alkoolike

• Jo duhanit!

• Ruajtja, përpunimi dhe përgatitja
Kufizoni konsumin e kripës dhe shmangni ushqimet e përpunuara

• Suplementet dietike
Mos përdorni suplemente dietike për të parandaluar kancerin, por mundohuni të përmbushni nevojat ushqyese vetëm nëpërmjet dietës dhe ushqimeve që konsumoni

• Ushqyerja me gji
Është më e mira për nënat të ushqejnë foshnjën ekskluzivisht me gji deri në 6 muaj dhe pastaj t’i prezantojnë fëmijës lëngje të tjera & ushqime

• Të mbijetuarit nga kanceri

Pas trajtimit, të mbijetuarit nga kanceri duhet të ndjekin rekomandimet për parandalimin e kancerit/QSUT

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni