11 shenjat që tregojnë se fëmija juaj mund të bëhet gjeni

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

femije gjeni

Besoni se fëmija juaj 2 vjeç është shumë më i shkathët dhe i zgjuar se bashkëmoshatarët e tij, por nuk mund të jeni 100% i sigurt që do të jetë kështu edhe kur të rritet…apo jo? Në fakt, sipas Shoqatës Kombëtare për Fëmijët e Talentuar, janë të paktën 11 shenja të zgjuarsisë që shfaqen mes moshës 2-4 vjeç dhe që tregojnë se shanset janë shumë të mëdha që fëmija mund të bëhet gjeni kur të rritet. (Mbani shënime)

1. Ka kujtesë shumë të mirë.

2. Fillon të flasë me herët se fëmijët e tjerë dhe ka një fjalor shumë të pasur. Fëmijët fillojnë të thonë fjalët e para kur janë 15 muajsh. Ndërsa fëmijët e talentuar fillojnë të formojnë fjali, fraza dhe metafora shumë më herët se fëmijët e tjerë të të njëjtës moshë.

3. Bën shumë pyetje.

4. …dhe është shumë i vëmendshëm në atë që thoni.

4. Shpreh interesim për aktivitete të ndryshme. I pëlqen muzika. Do të përdorë pajisjet elektronike. Pëlqen të luajë me lodra.

5. Ose priret të fokusohet  vetëm tek një fushë. Kontrollon nëpër libra foto me dinozaurët.

6. Është idealist, por shfaq edhe një shenjë arsyetimi që në moshë të vogël.

7. I pëlqen t’i lexojnë të tjerët libra ose t’i tregojnë përralla.

 8. Është plot me imagjinatë. Ka raste kur fëmijët krijojnë edhe shokë imagjinarë

8. Është energjikë.

9. Pjesa më e mirë: Ka një sens humori të paparë. Nëse fëmija juaj 2 vjeç bën shaka dhe përpiqet t’ju bëjë të qeshni, është një tjetër shenjë e të ardhmes së tij të talentuar.

Burimi: PureWow / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!