12 arsye pse duhet të praktikoni notin

notojNoti mund t’i ofrojë kujtdo në çdo lloj moshe të mira shëndetësore. Mund të ndiheni dhe dukeni më të rinj, të keni muskuj më të fortë dhe (sipas notarëve të vjetër) flokë më të mirë. Edhe pse mund të mos keni flokë gjithë shkëlqim, më poshtë keni 10 arsye pse duhet të praktikoni notin:

Jetë më të gjatë – noti është provuar të jetë burimi i rinisë. Universiteti i Kalifornisë së Jugut vëzhgoi dhe studioi 40 000 burra për më shumë se 32 vjet. Ky studim tregoi se burrat që notonin rregullisht kishin 50% më pak mundësi vdekje sesa bashkëmoshatarët e tyre që s’notonin

Ushtroheni më shumë – Mund të punoni me trupin tuaj në një pishinë dhe të keni një ndikim të madh mbi kockat dhe muskujt. Kur futeni në ujë ju bëheni më të lehtë. Kështu që bëni ushtrime aerobike, pasi uji ëshë perfekt për një gjë të tillë dhe ju s’do ta ndieni peshën tuaj.

Ul stresin dhe qetëson trurin – Asnjë në botë s’ka imunitet ndaj stresit dhe secilit i duhet të qetësojë trurin. Kryerja e ushtrimeve në ujë ndihmon në shpërndarjen e qetësisë në gjithë trupin tuaj. Çlirimi i muskujve i kombinuar me frymëmarrje të thella ritmike është çelësi për këtë.

Të mira të tjera?

  • Përmirëson fleksibilitetin dhe forcën
  • Ju rrit qëndrueshmërinë
  • Forcon muskujt e zemrës
  • Përmirëson qarkullimin e gjakut
  • Përmirëson muskujt
  • Përmirëson aftësinë për të kontrolluar dhe mbajtur një peshë të shëndetshme.
  • Ju ndihmon të ndiheni mirë
  • Ju mëson durimin
  • Rigjeneron energjitë

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim