Disa përdorime të dobishme të kastravecit

Kastraveci, i përkryer për tu konsumuar në stinën e nxehtë të verës. Është i freskët dhe përmban sasi të lartë të ujit. Përveçse si përbërës në sallatë ka edhe benefite të tjera që mund të marrim nga kastraveci. Ja disa prej tyre:

kastravec 06Lufton lodhjen: sa herë të ndjeheni të lodhur konsumoni një kastravec. Për shkak të përmbajtjes të lartë të vitaminës B dhe proteinave do ju ndihmojë të qëndroni energjik për një kohë të gjatë. Një zëvendësues perfekt i kafeinës.

Për pasqyra të pastra: nëse nuk doni që pasqyra e banjos të mbushët me avull ndërkohë që  bëni dush, një fetë kastraveci fshijeni tek pasqyra para se të bëni dush.

Kundër celulitit: reduktoni celulitin në trup duke aplikuar një pjesë kastraveci në zonat ku është shfaqur celulit. Kastraveci mund të ndikojë edhe në reduktimin e rudhave.

Lufton dhimbjen e kokës: hani një kastravec para se të flini dhe do të zgjoheni të freskët dhe të çlodhur. Për shkak të përmbajtjes së vitaminës B rregullon nivelin e sheqerit në gjak.

Lehtëson stresin: priteni në feta një kastravec dhe vendoseni në ujë të valë. Kimikatet do të veprojnë së bashku duke nxjerrë avull me aromë të freskët.

Për një frymë të freskët: përtypni disa feta kastravec dhe do të largoni aromat e pakëndëshme në gojën tuaj.  Kastraveci mbyt bakteriet përgjegjëse për aromën e keqe të gojës./ Përgatiti për “Shëndet+: Elena Beta”

 

Postime të ngjashme

Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni
Lia e majmunëve mund të zgjasë me muaj
Dieta 3-­javore e shëndetshme: Humbisni 7kg në 3 javë
Ujë me fara chia dhe limon esëll në mëngjes: Përveç rënies në peshë, ja përfitimet e pafundme që merrni
Qershitë dhe vetitë e pafundme shëndetësore: Nga vetitë anti-nflamatore deri tek ato anti-plakje