14-vjeçarja humb jetën nga elektrizimi i karikuesit të iPhone

Një adoleshente nga Vietnami ka humbur jetën pasi është elektrizuar nga kabulli i zhveshur i karikuesit të iPhone ndërsa flinte.

14-vjeçarja Le Thi Xoan ishte shtrirë për të fjetur, ndërsa në mëngjes është gjetur pa ndjenja nga prindërit e saj. Ata e transportuan me urgjencë për në spital, por mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë.

Policia nisi hetimet dhe zbuloi se Le Thi Xoan ishte shtrirë për të fjetur dhe kishte vendosur në karikim telefonin e saj siç bënte thuajse çdo natë.

Por karikuesi i iPhone ishte i zhveshur dhe një prej telave e kishte prekur në trup duke transmetuar për një kohë të gjatë elektricitet mbi trupin e adoleshentes, duke i marrë kështu jetën.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë