15 kg në 3 muaj/ Nëna e dy fëmijëve zbulon sekretin pas këtij transformimi drastik

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Ashtu siç do nënë tjetër, Skei Hanlon e pati të pamundur që të gjejë kohë për stërvitje pas lindjes së dy fëmijëve.

Nëna  e dy fëmijëve, nga Melbourne, shkoi deri në 85 kg sepse konsumonte ushqime të shpejta dhe në racione të mëdha.

E zënë me punë dhe jetën familjare, 41-vjeçarja tregon se pesha  e rëndë i shkaktoi edhe një dëmtim në shpinë. Pasi iu nënshtrua një operacioni në shtyllën kurrizore, financierja e kishte edhe më të pamundur që të kryente aktivitet fizik.

Deri në një moment kur e ndau mendjen njëherë e mirë dhe iu vu një maratone që do ta ndihmonte të transformonte trupin në vetëm 12 javë.

Pasi mori edhe konfirmimin e mjekut për të kryer aktivitet fizik, ajo ndërmori një nismë 12-javore në palestër.

“Stërvitesha 10 herë në javë”, tregon Hanlon.

Gjatë stërvitjes bënte kardio, ushtrime force, biçikletë, vrapim dhe ngritje peshash.

“Po humbisja 1 kilogramë çdo javë. Nuk mund të ngrija pesha shumë të rënda për shkak të shpinës, megjithatë më pëlqejnë ushtrimet kardio dhe ato të forcës. Gjithçka lidhet me fuqinë e mendjes, si edhe kontrollin në atë që fut në gojë”, tregon ajo.

Pas një sfide 12-javore, znj. Hanlon – që shkoi nga masa 14 në 8 – humbi plot 15 kilogramë.

“Është mirë të dalësh tani për vrap dhe të mos e ndiesh tundjen e belit”, thotë ajo.

“Shpresoj që të nis një gjysmë maratone tjetër deri në fund të vitit”.

Dieta ushqimore e Skei

  • Mëngjes: Tost i bërë në shtëpi me spinaq, vezë dhe dy lugë gjelle bollgur.
  • Çaji i mëngjesit: Kafe e zezë
  • Dreka: 100 gramë mish pule dhe 70-100 gramë perime jeshile
  • Mesvakti i pasditës: Një frut dhe bajame
  • Darka: 100 gramë proteina dhe 70-100 gramë sallatë ose perime.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara
Ministrja e Shëndetësisë: Nga shtatori, Check-Up mund ta bëjë çdo qytetar mbi moshën 35 vjeç
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur