“15 mijë operacione”,mjeku Petrela: Ka rrethana kur thua,çfarë dua me këtë zanat?

5 mijë operacione të neurokirurgjisë tregon se ka kryer gjatë jetës së tij mjeku i njohur shqiptar Mentor Petrela. Në një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziu, mjeku Petrela ka treguar për momentet e vështira që ka kaluar në rrugëtimin e profesionit të tij.

Blendi Fevziu: Si është të çohesh në mëngjes me idenë që ti sot ke në dorë jetën e 2, 3 apo 4 personave?

Mentor Petrela: Është një përgjegjësi e madhe.

Blendi Fevziu: Si e përjetoni ju apo me kalimin e kohës kalohet dhe kthehet në një lloj normaliteti?

Mentor Petrela: Ajo asnjëherë nuk kalohet. Ti gjithmonë ke një ankth para se të futesh në operacion. Unë kam bërë 15 mijë operacione elektive, nuk është pak.

Blendi Fevziu: Të neurokirurgjisë?

Mentor Petrela: Po.

Blendi Fevziu: Që nuk e di sa vite i bie që ju keni operuar?

Mentor Petrela: Nuk i kam hyrë kësaj, por kjo është shifra.

Blendi Fevziu: Kush kanë qenë momentet më të vështira?

Mentor Petrela: Në lloj-lloj rrethanash. Ka rrethana që thua po unë çfarë dua këtu me këtë zanat?

Blendi Fevziu: Ia thua ndonjëherë vetes?

Mentor Petrela: Po./tvklan.al

Postime të ngjashme

Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë
Psikologu, ende jo miqësor për shqiptarët
Jeni me antibiotikë? Ja çfarë duhet të hani për të mos prishur ekuilibrin mikrobik të zorrëve
Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj!
Çfarë i bën dashuria trupit
KUJDES NË PLAZH!!! Ja cilat orare duhet të shmangni dhe cilat duhet të qëndroni në plazh
Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë pas moshës 40 vjeçare