15 sëmundjet me rimbursimin më të lartë

diabet 1111

Sëmundjet kronikë duket se do të vazhdojnë të rëndojnë buxhetin jo vetëm të pacientëve që i kanë por edhe të shtetit. Tensioni i lartë apo hipertensionisic njihet ndryshe është diagnoza me rimbursimin më të lartë nga Fondi i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor Shqiptar  në vitin 2013, i ndjekur nga diabeti. Sipas të dhënave të vitit 2013, hipertensioni esencial është diagnoza me rimbursimin më të lartë me 1.295.240.077 lekë në periudhën janar-tetor, ndërsa numri i pacientëve të trajtuar është 236.304.
Bazuar në të njëjtat të dhëna, diabeti është diagnoza e dytë me rimbursimin më të lartë me 1.017.333.210 lekë dhe numër pacientësh të trajtuar mbi 65 mijë, ç’ka tregon dhe një trend në rritje të kësaj sëmundjeje.
Në 15 diagnozat më të shtrenjta, sipas të dhënave të Fondit, përfshihen gjithashtu insuficenca kronike e veshkave, thalasemia, astma bronkiale, leuçemia, glaucoma, epilepsia, insufiçenca kardiake, psikoza skizofrenike, skleroza multiple, sëmundjet e    zemrës nga hipertensioni, bllokim kronik, tumori malinj i gjirit te femrave dhe sindromi Parkinson.

Postime të ngjashme

Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë