15 Tetor 2016, Dita Botërore e Larjes së Duarve: Bëjeni larjen e duarve një zakon!

larje-e-duarve1

Dita Botërore e Larjes së Duarve u organizua për herë të parë në 15 tetor të vitit 2008 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF). Në këtë ditë, në më shumë se 70 vende të botës, mbi 120 milionë fëmijë lajnë duart me ujë dhe sapun.

Mesazhi i këtij viti është: Bëjeni larjen e duarve një zakon!

Kjo temë mund të përdoret për kontekste të caktuara. Për shembull, një organizatë mund të thotë “Bëjeni zakon larjen e duarve sepse ajo parandalon diarrenë!” ose “Bëjeni zakon larjen e duarve, sepse ajo ndikon në ushqyerje!”

Është me rëndësi të thuhet  se, të bërit zakon i larjes së duarve është mjaft domethënës për nxënësit e shkollave. Shkollat janë një mjedis shumë efektiv për të mësuar dhe më pas praktikuar këtë zakon. Por që të  ndodhë një gjë e tillë, nxënësve duhet t’u krijohen kushte, të tilla si vende për larjen e duarve dhe wc të mira, përfshirë këtu sapunin dhe ujin e bollshëm . Kjo qasje siguron që zakone të shëndetshme të mësohen, praktikohen dhe të integrohen në rutinat e përditshme shkollore.

Synimi i kësaj dite është:

–          Krijimi dhe fuqizimi i një kulture globale dhe lokale lidhur me rolin dhe rëndësinë e larjes së duarve me sapun.

–          Ngritja e vetëdijes për përfitimet që sjell në shëndet larja e duarve me sapun.

–          Rritja e ndërgjegjësimit qytetar për rëndësinë e larjes së duarve me sapun në parandalimin e sëmundjeve vdekjeprurëse.

Gjithashtu, kjo ditë  është një mundësi e mirë për t’i kërkuar qeverive të marrin masa të cilat do të sjellin rritjen e informacionit dhe ndërgjegjësimit lidhur me rëndësine e larjes së duarve. Sipas UNICEF-it, diarreja vret një fëmijë çdo 30 sekonda.

Larja e duarve është mënyra e vetme, më e thjeshtë, më e mirë, më e dobishme, më efektive dhe më ekonomike për parandalimin e përhapjes së baktereve dhe viruseve që mund të shkaktojnë sëmundje dhe vdekje që vijnë prej duarve të palara.

Larja e duarve me sapun mund të parandalojë rreth 50% të vdekjeve nga diarreja dhe rreth 25 % të vdekjeve nga infeksionet respiratore akute.

Burimi: Instituti i Shëndetit Publik / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve