15 vjeçari 36 ditë në koma, prindërit apel për ndihmë

Orion Berbati prej 36 ditësh ndodhet në koma në Spitalin e Traumës.  Ai shkoi për të parë nga afër punën e babait të tij në Tropojë, por për fat të keq ra në kontakt me energjinë, duke u rrëzuar nga kati i dytë, çka i ka sjellë dëmtime të shumta në kokë dhe në trup.Orion Berbati

Babai i 15-vjeçarit, Zarjan Berbati tregon momentin kur Orioni pësoi aksidentin.

“Gjatë punës një kontakt elektrik që na ndodhi aty, ishte një hark elektrik siç duket u përplas te çuni. S’kam qene fiks prezent por isha shumë afër dhe pastaj ndodhi edhe hedhja nga kati i 2”, shprehet Babai.

Pavarësisht se ka 36 ditë në koma, mjekët i japin shpresë. Për të jetuar, Orioni duhet të shkojë në një klinikë jashtë shtetit, për të bërë rehabilitimin në tru, për shkak se në Shqipëri nuk ofrohet një shërbim i tillë. Por transferimi në një klinikë të huaj kushton shumë dhe familja Berbati thotë se nuk i ka mundësitë ekonomike.

Ata i bëjnë apel shtetit dhe kujtdo që ka mundësi ti ndihmojë, në mënyrë që 15 vjeçari të jetojë. Gjyshi i Orionit Ali Berbati me lot në sy bën apel për ndihmë.

“Do t’i lutem kryeministrit shqiptar, do t’i lutem ministrit të shëndetësisë, do t’i lutem qeverisë shqiptare, do ti lutem shtetit shqiptar, do ti lutem të gjithë organizatave të ndryshme që të më ndihmojnë për ta kthyer në jetë Orian Berbatin dhe për ta bërë të domosdoshëm për familjen. Mundësitë tona për kohën e gjatë që do të jetë jo më pak se 6 muaj e ndoshta më shumë, mundësitë tona financiare janë të pamundura”, shprehet Gjyshi i i Orionit.

Me shpresën se mesazhi i tyre do të dëgjohet, familja Berbati lutet çdo ditë që 15-vjeçari të shkojë në një spital jashtë shtetit, pasi kjo është mundësia e vetme që ai ka për të jetuar. Në spitalin e Traumës mjekët e mbajtën në jetë dhe tani Orioni mund të rehabilitohet vetëm jashtë Shqipërisë.

Familja ka hapur një numër llogarie për të gjithë ata që duan të ndihmojnë në shërimin e 15-vjeçarit.

 

nr. llogarie

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj