158 të sëmurë mendorë nëpër burgjet e Shqipërisë

Nga Rita Strakosha

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pati dje një tryezë diskutimi me shoqërinë civile, ku ndër të tjera u shtrua problemi i mbajtjes në burgje të personave të sëmurë mendorë të cilët kanë kryer vepra penale, por për të cilët, për shkak të papërgjegjshmërisë penale, është marrë masa e trajtimit të detyruar në spital. Janë 158 persona të tillë në burgjet e Shqipërisë, të cilët duhet të mbahen në spital, por në fakt mbahen në burg. Personat kanë nevojë për trajtim mjekësor, kushte të cilat burgu nuk ua ofron në nivelin e kërkuar.

Tryeze diskutimi_drejtoria e burgjeve_OJF-te_13 janar  2015

Sipas Avokatit të Popullit, Z. Igli Totozani, i pranishëm në takim, ka munguar vullneti i gjithë qeverisë shqiptare për zgjidhjen e problemit. Nuk beson se mungojnë fondet, megjithëse pretendimi i qeverive ka qenë se po  presin donatorë për projektin. Ka pasur plan për të ndërtuar një spital në Tufinë, por projekti mbeti në letër. Sipas Komitetit të Helsinkit, kjo është një situatë e rrallë edhe në rajon, madje Komiteti ka menduar të hedhë në gjyq qeverinë për problemin.

Në takim u fol dhe për punësimin e grave të burgosura, ku Qendra Kombëtare Për Shërbime Komunitare kërkoi të bashkëpunojë me Drejtorinë e Burgjeve për të punësuar gratë në bashkëpunim me bizneset private. Punësimi i grave të burgosura jo vetëm ndihmon financiarisht familjet e tyre, por dhe ndihmon gjendjen e tyre shpirtërore duke i mbajtur aktive gjatë qëndrimit në burg.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim