17-vjeçarja gjendet e pajetë në tualetin e shkollës, dyshohet se është helmuar

Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën pasditen e kësaj të enjteje në një shkollë të Fierit. Sipas të dhënave paraprake, nxënësja me inicialet A.R kishte shkuar në tualetin e shkollës për një nevojë personale dhe nuk ishte kthyer më në klasë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40 në shkollën “Murialdo”. Nxënësja është gjetur e pajetë nga personeli i institutit arsimor, e shtrirë në dyshemenë e tualetit. Personeli ka lajmëruar ambulancën që e ka shoqëruar 17-vjeçaren në spital.

Nga këqyrja që i është bërë trupit të saj nuk janë konstatuar shenja dhune në trup dhe paraprakisht dyshohet që vdekja të ketë ardhur nga një helmim apo ndonjë problem tjetër shëndetësor. Gjithsesi, pritet përfundimi i autopsisë nga mjeku ligjor.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak