19-21 mars 2015, Panairi Ndërkombëtar “Medical Expo”

Tirana Expo Centre në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Panaireve organizon nga data 19-21 mars 2015, Panairin Ndërkombëtar “Medical Expo” me tematikë “Promovimi i Shëndetësisë dhe Industrisë Shëndetësore në Shqipëri”.

Panairi shendetesor medical expoObjekt i këtij panairi është i gjithë zinxhiri i Sektorit të Shëndetësisë dhe Industrisë së Shëndetit, pasi Shëndetësia Shqiptare sot ka nevojë që të promovojë në mënyrë dinjitoze veten e saj, stadin e zhvillimit dhe projeksionet e së ardhmes, përmes paraqitjes së zhvillimit të teknikave të reja dhe teknologjisë moderne, diagnostifikuese dhe kuruese.

Në këtë panair janë ftuar të marrin pjesë Institucionet e Kujdesit Shëndetësor, shtetëror ose privat të të gjitha niveleve, sipërmarrjet e përfshira në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në sigurimin e shëndetit, si dhe të gjithë aktorët që prodhojnë apo sigurojnë teknologjinë e nevojshme mjekësore, të barnave dhe shërbimeve.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e Panairit “MEDICAL EXPO”, si një mundësi e mirë prezantimi, zhvillimi dhe bashkëpunimi për aktivitetin tuaj. Bashkëlidhur gjeni prezantimin e eventit. Për më tepër informacion, klikoni këtu.

Jeni të mirëpritur!

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren