19 punonjës të medias humbën jetën gjatë pandemisë

Në sektorin e medias në vendin tonë punojnë 5700 persona. Gjatë dy viteve të pandemisë humbën jetën 19 punonjës, 11 prej tyre gazetarë.

Që nga 5 tetori i vitit të shkuar gazetarisë sportive dhe jo vetëm asaj, do t’i mungojë gazetari dhe komentatori i njohur Kosta Grillo, që ndërroi jetë për shkak të Covidit, në moshën 59 vjeçare.

Tami Kona: Është një njeri që do t’i mungojë si transmetimit dhe do të na mungojë mënyra se si i jepte jetë komentimit të një ndeshje sportive. Punoja me të që nga viti ‘92-‘93, ne kemi qenë pothuajse të pandarë, pra për gati 3 dekada. Nuk kemi lënë vend pa shkuar bashkë, kemi parë bashkë mbi 10 finale të evenimentit më të lartë siç është Champions League.

Nuk kemi lënë ndeshje të ekipit kombëtar pa shkuar. Të bësh analizën sportive të një ndeshje, të flasësh për Tiranën, Partizanin, ndoshta është e lehtë, por qenka shumë e vështirë të flasësh për një njeri, me të cilin e filloje dhe e mbaroje ditën. Kjo, sepse e ndjej shumë humbjen e atij, më mungon shumë. Sigurisht që humbjen e Kostës më shumë e ndjen gruaja dhe 2 fëmijët e tij. Ai kishte shumë miq, por unë me Kostën ishim më shumë se shok, ishim vëllezër.

Gazetari shkodran Lek Plani, këndonte ndërsa ishte në intubim, si për t’i dhënë shpresë vetes e të tjerëve, por fatkeqësisht e humbi betejën për jetën. /Top Channel

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet