Kjo akullore e shëndetshme përgatitet shumë thjesht, vetëm me tre përbërës:
Merrni qumështin e kokosit dhe përziejeni me niseshte. Lereni në zjarr derisa të fillojë të trashet. Përziejeni vazhdimisht masën e përfituar.
Shtoni lëngun (fruta ose perime sipas dëshirës) dhe në qoftë se ju pëlqen,mund ti shtoni fruta të copëtuara, luleshtrydhe, qershi, banane. Vendoseni në një enë dhe lereni disa orë në frigorifer. Kjo është akullore e shijshme dhe e shëndetshme në të njëjtën kohë.
Përfitimet kryesore shëndetësore nga kjo akullore vijnë nga kokosi.Vaji i kokosit është shumë i mirë, si një antioksidant me shumë ushqyes të shëndetshëm./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta


