2 minuta ecje çdo orë ju bën të jetoni më gjatë

Shkëmbimi i dy minutave ulur me të ecurin, mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë. Këtë e tregon një studim i ri. Shkencëtarët thonë se të qëndruarit në këmbë në vend se ulur për dy minuta çdo orë, nuk ka ndonjë benefit, por këmbimi i kohës ulur me eciaktivitete të lehta, si ecje apo punë shtëpie, ka një ndikim shumë të madh.

Drejtuesi i studimit, prof. Srinivasan Beddhu, shprehet: “Është mahnitëse që të shohësh rezultatet sepse vëmendja aktuale është e përqendruar në aktivitetin e shumtë ose të moderuar. Të shohësh se edhe aktivitetet shumë të lehta shoqërohen me ulje të vdekshmërisë, është intriguese”.

Bazuar në rezultatet, këshillohen dy minuta ecje çdo orë, bashkë me aktivitetet e tjera normale, çka duhet të përfshijë edhe dy orë e gjysmë ushtrime të moderuara çdo javë.

Profesor Beddhu shpjegon se ushtrimet e moderuara forcojnë zemrën, muskujt dhe kockat, pasi përfitimet shëndetësore nuk mund të merren vetëm duke ecur.

Përshtati në shqip: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet