2 të shtruar në QSUT me malarie

Pas afro 4 vitesh që qarkullonte në vendin tonë, në pavionin infektiv në QSUT dy pacientë rezultojnë me malaria. I kontaktuar nga Televizioni Klan, shefi i Shërbimit Infektiv, Dhimitër Kraja tha se pacientet e prekura janë dy 2 të shtruar me malarie në QSUT – vajza të reja amerikane, të cilat kohët e fundit kanë udhëtuar në
Kamboxhia.

Fillimisht u dyshua se 4 pjesëtarët e grupit të të rinjve që vinin nga Kamboxhia ishin me malarie, por pas ekzaminimeve, vetëm dy prej tyre rezultuan pozitivë.
Të rinjtë u paraqitën për ndihmë mjekësore në gjendje të rëndë, me temperaturë të lartë, ethe dhe diarre. Sipas mjekëve të Shërbimit Infektiv në QSUT, gjendja shëndetësore e dy pacienteve paraqitet e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.
Bluzat e bardha thonë se nuk ka vend për panik, pasi sëmundja infektive nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu, por përmes pickimit nga mushkonja, kur kjo e fundit ka pickuar një person që mbart sëmundjen infektive.

Sëmundja tropikale u shfaq për herë të fundit në vendin tonë para 4 vitesh, kur 18 persona rezultuan pozitiv.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet