2-vjeçari gjimnast që po mahnit të gjithë

Salto mbrapsht, përkulje, ushtrime balance: ka shumë lloje lëvizjesh për të cilat shumë gjimnastë do të ishin krenarë. Por një gjimnast i ri, Arat Hosseini, vetëm dy vjeç, tashmë po i aplikon ato dhe i ka aplikuar që kur ishte 9 muajsh.
https://www.youtube.com/watch?v=ntqC2YuqaCg

Arati ka vijuar ta perfeksionojë teknikën e tij për më shumë se gjysmën e jetës së vet dhe tashmë vogëlushi iranian është përfshirë nga “stuhia” e rrjeteve sociale që po shkruajnë për të.

Aratt Hosseini Arat HosseiniPrindërit e tij, Mohamadi dhe Fatemehu, thonë se djali i tyre nuk ka pasur trajnim profesional por praktikohet çdo ditë 10-20 minuta.

Arat Hosseini 2Mohamadi thotë: “Një ditë u ktheva në shtëpi nga puna dhe i vura gishtin në dorë. Ai u çua avash avash, u var në gishtin tim dhe i hoqi këmbët nga toka. Aty e kuptova forcën që kishte dhe u habita. Por ushtrimi që preferon më shumë është salto mbrapsht”.

Arat Hosseini 1Babai i Aratit ka shumë shpresa se i biri do të arrijë të ketë sukses në jetën e tij në këtë drejtim./ Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: A.Gjypi

 

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën