2018-a nis me homazh në Spitalin Onkologjik

Viti 2018 ka nisur me homazh në Spitalin Onkologjik në QSUT. Ndarja nga jeta e prof. Agim Sallakut 3 ditë para vitit të ri, është shoqëruar me një foto-homazh në nder të tij. Në hollin e këtij spitali qëndron prej ditësh fotoja e mjekut të njohur, i cili për disa kohë drejtoi repartin e onkologjisë.

Mjeku Sallaku u nda nga jeta për shkak të një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh.

Jeta dhe vepra

Dr. Agim Sallaku, Prof.Asc., lindi në Tiranë në vitin 1956. Shkollën 8-vjeçare dhe të mesme e ka ndjekur në kryeqytet ku edhe është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, si mjek i përgjithshëm, në vitin 1981.

Prof. Sallaku u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, më 1981 dhe po atë vit emërohet si mjek radioterapeut onkolog në Shërbimin Onkologjik,.
Nga viti 1998 ishte pedagog i brendshëm i Fakultetit të Mjekësisë në Katedrën e Onkologjisë dhe luajti rol të rëndësishëm në themelimin e specialitetit të Onkologjisë klinike, si një kurs pasuniversitar specializimi prej 3 vitesh. Në këtë mënyrë, falë kontributit të tij, Onkologjia zuri vendin që meriton në kurrikulën universitare si një përgjigje e zhvillimeve bashkëkohore të onkologjisë në përgjithësi.

Prof.Agim Sallaku ka qenë në krye të Shërbimin Onkologjik që prej vitit 2004, duke funksionuar si një qendër multidisiplinore reference.

Prof.Agim Sallaku është autor i disa teksteve mësimore për studentë dhe mjekë specialistë, i artikujve shkencorë në revistat brenda dhe jashtë vendit, si dhe organizues i konferencave vjetore te Shoqatës Mediko-Onkologjike Shqiptare në bashkëpunim me shoqata ndërkombëtare onkologjike si ESMO, IAEA, etj.
Prof.Agim Sallaku është një nga themeluesit e RYDER Albania në vitin 1993 , i cili hodhi themelet e kujdesit paliativ ne Shqipëri.

Nga viti 2002 deri në vitin 2004 ka ushtruar detyrën e Drejtorit në Qendrën Spitalore Universitare “ Nënë Tereza”.

Sallaku ishte i specializuar në tumoret e laringut, Rectumit,Gjinekologjike, Gjirit, Mushkërive etj.

Ai u rikthye në detyrë në muajin tetor të 2017-s, pas një mungese prej më shumë se 2 muajsh ku u kurua jashtë vendit. Pas rikthimit të tij, u duk sikur shefi i onkologjikut e mundi sëmundjen e rëndë, por ndodhi e kundërta.

Kontributi i tij është i njohur në literaturën mjekësore shqiptare si autor dhe bashkautor i shumë librave dhe teksteve mësimore në fushën e onkologjisë për studentë, post-universitarë dhe mjekë, si dhe shumë artikujve shkencore në revista lokale dhe të huaja apo referateve në vend dhe jashtë tij.

Dr. Agim Sallaku, Prof.Asc., është dekoruar me Certifikatën e Mirënjohjes nga Ministria e Shëndetësisë me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë. E.S. / Pro Pacientit

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë