21 vjeç me kancer gjaku. “Dorëzohet” familja!

Denisa Canameti / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

Kanceri nuk po njeh më limite moshe. Trajtimi i këtyre sëmundjeve kërkon shumë kohë dhe shumë para. Fatkeqësisht, në vendin tonë trajtimi i sëmundjeve malinje është një problem i madh i pazgjidhur.

Në përballje me një diagnozë tepër të rëndë, ‘lymphoblastic lymphoma non Hodgking’, është edhe Anxhela Noçka, vetëm 21 vjeç. Rasti i saj është bërë menjëherë viral në media. E reja është shtruar për momentin në Hungari, konkretisht në spitalin “Saint László Kórhaz”. Kostoja e lartë e trajtimit i ka detyruar familjarët që të kërkojnë ndihmën e familjarëve, miqve dhe të afërmve të saj, pasi ajo ka nevojë urgjente për kimioterapi intensive dhe transplant të palcës kurrizore.

Shuma për kryerjen e të gjithave ndërhyrjeve është rreth 200 mijë euro, ndërsa familja nuk mundet ta përballojë.

Numri i personave që vuajnë nga sëmundjet malinje të gjakut ka ardhur duke u rritur. Shkaktarët ende mbetën në hije. Specialistët e shëndetit konfirmojnë se janë shtuar faktorët agresivë që godasin kodin tonë gjenetik, duke sjellë dëmtim të gjeneve dhe lindjen e qelizave malinje apo kancerogjene

Këta të sëmurë mund të trajtohen në vendin tonë me standardin si në çdo vend tjetër, sukseset e arritura në trajtimin e këtyre patologjive, vërteton se e pamundura nuk ekziston.

“Sfida më e madhe mbetet mbyllja e ciklit të trajtimit të sëmundjeve të gjakut, sipas standardit më të mirë, përfshirë dhe transplantin e palcës së kockave. Të gjitha mundësitë ekzistojnë përveç vullnetit për të mposhtur konceptin e mosdashjes dhe frikën e suksesit të tjetrit, konceptin se dhe vetë ne mund të arrijmë në nivelet më të mira, frikën nga vetë suksesi që mbizotëron në disa nivele të caktuara të drejtimit dhe jo vetëm” është shprehur mjeku hematolog Arben Ivanaj, më herët në një intervistë për median e shkruar./  shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu