2/3 e pulave përmbajnë një bakter të rrezikshëm, paralajmërimi i ekspertëve

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

2/3 e pulave të shitura nëpër supermarketet në të gjithë botën janë të kontaminuara me bakterin e rrezikshëm E.coli.

Ekspertët paralajmërojnë për një rrezik serioz të shëndetit. Sipas tyre, numri i pulave të kontaminuara është rritur shumë më tepër seç tregojnë shifrat e mëparshme.pula

Gati 78% e pulave të freskëta të shitura në Angli thuhet  se përmbajnë super bakterin E.coli, i cili është edhe rezistent ndaj antibiotikëve.

Ky bakter shkakton dhimbje në stomak, infeksione të traktit urinar, sepsis, deri edhe në vdekje.

Bakteri E.coli, që është rezistent ndaj antibiotikëve, i gjetur tek pulat nuk shkakton diarre ose të vjella, megjithatë ekspertët i druhen qëndrimit të tij në zorrë për vite me radhë.

Nëse dikush preket më pas nga një infeksion, bakteri mund ta bëjë rezistent ndaj antibiotikëve.

Një studim i kryer nga Universiteti i Kembrixhit në fillim të këtij viti zbuloi se një në katër  pula të shitura nëpër supermarkete janë të kontaminuara.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

BE miraton rregulla për barnat: Kompanitë duhet të garantojnë furnizim të pandërprerë, sidomos për barnat jetike
Çfarë ndodh me organizmin kur e anashkaloni mëngjesin? Dietologët shpjegojnë pasojat
KMD konstaton diskriminim në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në rrugë pas daljes
Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë
Trafik droge dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike
8 ushqime që ndihmojnë në uljen e rrezikut të goditjes në tru, sipas dietologëve
Shqipëria në planin e OBSH-së për shkëmbimin e të dhënave shëndetësore me vendet e rajonit
Shenjat që mund të tregojnë mungesën e vitaminës D3