232 raste me tuberkuloz në Shqipëri, mjekja tregon rastet e riskuara

Tuberkulozi (TB) është një sëmundje serioze që prek kryesisht mushkëritë. Mikrobet që shkaktojnë tuberkulozin janë një lloj bakteri. Tuberkulozi mund të përhapet kur një person me këtë sëmundje kollitet, teshtin. Kjo mund të vendosë pika të vogla me mikrobet në ajër, që më pas hyjnë në mushkëri të dikujt tjetër përmes frymëmarrjes.

Tuberkulozi përhapet lehtësisht aty ku njerëzit mblidhen në turma. Njerëzit me HIV/AIDS dhe njerëzit e tjerë me sistem imunitar të dobësuar kanë një rrezik më të lartë për t’u prekur nga tuberkulozi.

Shqipëria po punon për të eleminuar tërësisht tuberkulozin deri në vitin 2030. Në një kohë kur Europa ka shënuar 10% më shumë raste të infektimeve tek fëmijët vendi ynë sipas ekspertëve po vijon të shënoj ulje të rasteve me tuberkuloz dhe zero fatalitete.

“Në vitin e kaluar kanë qenë të regjistruar 232 raste të reja me tuberkuloz. Është një trend në ulje krahasuar me vitet e tjera”, thotë për Euroneës mjekja pneumologe Irma Tashi.

Po ku haset më shumë tuberkulozi?

“Rastet që janë në risk, janë rastet që janë me nivelin socio-ekonomik më të ulët, rastet që jetojnë në komunitet ku përhapja e tuberkulozit është më e shpeshtë, por edhe rastet e emigrantëve që na vinë dhe janë shtuar kohët e fundit”, shtoi ajo.

Mjekët thonë se shenjat nisin njëlloj si të gjitha sëmundjet pulmonare.

“Nëse kemi një kollë që zgjat më shumë se tre apo katër javë, nëse kemi një temperaturë nën 38 që zgjat më shumë se dy apo tre javë, nëse kemi një djersitje të shtuar gjatë natës apo rënie në peshë, atëherë gjithësecili nga ne duhet të ndërgjegjësohet dhe të shkojë tek mjeku”, tha mjekja pneumologe.

Nëse do të flasim për hartën gjeografike të kësaj sëmundjeje, ekspertët thonë se shumica e rasteve janë në Tiranë si pasojë e numrit të lartë të popullsisë, por ai haset edhe në Shkodër dhe Dibër dhe zona të tjera veriore.

Postime të ngjashme

Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025