2455 mamografi për  2015-n. Ku janë rezultatet?!

Që nga muaji janar, në total nëpër rrethe janë kryer 2455 ekzaminime mamogafie. Mamografia lëvizëse po shkon në të gjithë Shqipërinë. Në faqen zyrtare të ISHP-së është përcaktuar numri i mamografive të bëra edhe pse rezultatet nuk janë paraqitur asgjëkundi.

Mamografët lëvizës në Kuçovë

Mamografët lëvizës në Kuçovë

Ndërkohë, ISHP-ja raporton se për fushatën e muajit tetor janë kryer më shumë se 1000 mamografi në qytetin e Tiranës. Janë diagnostikuar rreth 30 raste me kancer gjiri.

Por për 2015-n? Asnjë e dhënë. Deri më tani nuk ka dalë një raport i saktë dhe i qartë lidhur me gjendjen shëndetësore të popullatës në tërësi.

Ka shumë pacientë që ankohen se nuk kanë marrë përgjigje, edhe pse ministria është justifikuar me fjalinë: “Ata që nuk kanë marrë përgjigje do të thotë se janë mirë”.

Çdo qytetar ka të drejtën të marrë përgjigje pasi ka bërë një analizë apo ekzaminim çfarëdoqoftë. Është ekzaminim në dukje falas, por e paguar tepër shtrenjtë nga taksat e tyre./D.C.

Postime të ngjashme

Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës