28-vjeçari me koronavirus, pacienti zero në Shqipëri/ Si është gjendja e dy të prekurve?

28-vjeçari i konfirmuar si i infektuar me koronavirus, konsiderohet pacienti zero në Shqipëri, i cili e ka importuar nga Italia.

Këta e ka konfirmuar Silva Bino, Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, gjatë një deklarate për shtyp.

“Pacienti mund të konsiderohet pacienti zero. E kemi të qartë rrugën që ai ka ndjekur dhe kontaktet që mund të ketë pasur. Prej ditës së djeshme, 8 persona të rrethit të afërt të të infektuarve u janë nënshtruar analizave, ndërsa sot po u nënshtrohen edhe 24 personave të tjerë të afërm të tyre”, u shpreh Bino.

Nga ana tjetër për 54-vjeçarin, Kalo tha se gjendja e tij është përkeqësuar, edhe për shkak se ka qenë prej shumë vitesh duhanpirës i rregullt. Sipas mjekut babai ka një nivel më të ulët oksigjenimi në mushkëri, pikërisht prej duhanpirjes së gjatë.

“Të dy rastet janë te Infektimi dhe po marrin trajtimin e duhur. Dhoma kanë oksigjen dhe kanë minimumin e pajisjeve të nevojshme, nuk janë dhoma hoteli, por spitali. Janë në përputhje spitalore, më të mira të mundshme janë në përputhje me standartet botërore.

Do ia dalim mbanë në këtë beteje. Unë i kam vizituar vetë të dy këta pacientë, dhe gjendja e tyre është e mirë për momentin, djali nuk ka pasur temperaturë më të lartë se 37.2 gradë, ndërkohë që ka shenja pleumonare.

Janë në gjendje shumë të mirë, kanë një nivel oksigjenimi shumë të mirë në mushkëri. Personi i kontaktit, që është infektuar, kishte një nivel më të ulët oksigjenimi në mushkëri, që është përkeqësuar për shkak se ka një duhanpirje shumë të gjatë”,tha Kalo

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni