3 dhimbjet e kokës që kërkojnë kujdes mjekësor të menjëhershëm

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Dhimbja e kokës (cefalea) është një nga shqetësimet më të zakonshme që provon njeriu në jetën e tij, pavarësisht nga mosha apo seksi.

Ajo zakonisht nuk është e rrezikshme. Megjithatë, disa dhimbje koke mund të sinjalizojnë për një problem me serioz, që kërkojnë vëmendje urgjente, si goditja në tru, aneurizmi dhe meningjiti. Këto sëmundje janë të rralla, megjithatë duhet të kërkoni kujdes mjekësor nëse dhimbja e kokës nuk është e njëjtë me herët e tjera. Ja cilat janë 3 shenjat që duhet t’u kushtoni vëmendje.

Dhimbje të qafës dhe temperaturë

Ngrirja e qafës, temperatura e lartë dhe ethet mund të jenë shenjë e meningjitit, një inflamacion i membranës që rrethon sistemin qendror nervor. Duhet të kërkoni kujdes mjekësor pasi gjendja mund të bëhet më kritike.

Të përziera

Të përzierat ose të vjellat e shpeshta dhe vështirësitë në të folur ose në të ecur, mund të jenë shenjë e goditjes hemorragjike në tru.

Dhimbja më e keqe e kokës

Dhimbja më e keqe e kokës mund të shkaktohet nga aneurizmi në tru, një mbyllje e një aneurizmi të gjerë në tru,ose arterie gjaku të zgjeruar, me rrezik të lartë për hemorragji.

Burimi: Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi
Simptomat e kancerit të fytit që të gjithë duhet t'i dinë
3 lëngjet më të mira kundër kapsllëkut dhe për një tretje të mirë
Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë