3 dhjetori, Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuara

dita-boterore-e-personave-me-aftesi-te-kufizuar

Blertina Koka / Shendeti.com.al

Më shumë se 1 miliard njerëz në të gjithë botën janë me aftësi të kufizuara, që përbën rreth 15% të popullsisë globale.

Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuar Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuar (PAK),3 Dhjetor, synon ndërgjegjësimin e shoqërisë civile, donatorëve, por edhe të përfituesve për t’u bërë pjesë dhe për t’u përfshirë në procesin e integrimit të personave me aftësi të kufizuar në jetën politike, sociale, ekonomike e kulturore.

Kjo ditë është festuar në të gjithë botën që nga viti 1992 për të rritur ndërgjegjësimin publik, pranimin dhe mirëkuptimin e personave me aftësi të kufizuara.

“Le të punojmë bashkë për pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë të personave me aftësi të kufizuara në një botë gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, që përqafon njerëzimin në të gjithë diversitetin e saj” deklaroi sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Mesazhi i këtij viti është: “Të arrijmë 17 objektivat për të ardhmen që duam”, që fokusohet tek roli i Objektivave të Përgjithshme të Zhvillimit në krijimin e një bote më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë për individët me aftësi të kufizuara.

Ky vit përkon gjithashtu me 10 vjetorin e adoptimit të Konventës së të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara, një nga traktatet e të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara.

Numri i personave me aftësi të kufizuara është rritur në të gjithë botën, për shkak të plakjes së popullsisë dhe përhapjes së sëmundjeve kronike.

Burimi: International Business Times / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç