3 hapa që ndihmojnë në uljen e kolesterolit

Nëse keni nivele të larta kolesteroli, marrja e disa hapave të thjeshtë mund të çojë në uljen e mundësive për të pasur një atak kardiak. Për çdo 10% ulje të niveleve të kolesterolit, mundësia juaj për një atak kardiak ulet me 20-30%.

kolesteroliKa disa gjëra që mund të bëni për uljen e niveleve të kolesterolit, si rënia në peshë, nëse është e nevojshme, të qenët më aktivë dhe zgjedhje e ushqimeve të shëndetshme.

Ja tre hapa të thjeshtë që mund të ndërmerrni.

Zgjidhni yndyrna të shëndetshme: Shmangni yndyrnat e ngopura të cilat çojnë në rritje të niveleve të LDL-së, kolesterolit të keq. Në vend kësaj zëvendësojini ato me yndyrna të pangopura që gjenden tek peshku, lajthitë dhe vajrat vegjetalë.

Përdorni gatimet e grurit: buka e grurit, makaronat dhe drithërat ndihmojnë në parandalimin e problemeve me sheqerin në gjak dhe ju bëjnë të ndiheni të ngopur më gjatë.  Këto ushqime përmbajnë edhe fibra, e cila ndihmon të ulë nivelet e LDL-së.

Bëni zgjedhje të tjera të shëndetshme: hani më shumë fruta dhe perime. Do ishte ideale nëse ëmbëlsirat dhe ushqimet e gatshme do t’i zëvendësonit me fruta-perime. Zgjidhni qumësh pa yndyrë dhe kos me pak yndyrë.

Nëse pavarësisht ndryshimit të dietës nivelet tuaja të kolesterolit nuk ulen në një nivel të shëndetshëm, pyesni mjekun për ilaçe që ulin kolesterolin dhe janë të përshtatshme për ju./ Përgatiti: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Ministrja Sala: Do të ngrihet Instituti Kombëtar i Tumoreve! Dializa dhe check up i kalojnë shtetit
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve