3 kivi në ditë, ja nga çfarë e mbrojnë trupin!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Online: Elena Beta

Hipertensioni (presioni i lartë i gjakut) është një shumë e zakonshme dhe mund të jetë shumë e rrezikshme për shkak se çon në  rritje të sheqerit dhe shkakton goditje në zemër dhe shumë sëmundje të tjera.

Dieta e dobët ushqimore është shkak për presionin e lartë të gjakut dhe për këtë arsye duhet të kujdeseni mirë për të. Hani ushqime të shëndetshme, zvogëloni futjen e kripës, yndyrës dhe do të rregulloni tensionin e gjakut lehtësisht.

Një mënyrë e natyrshme e shëndetshme për të ulur presionin e lartë të gjakut është konsumimi i 3 kivi në ditë. Kivi përmban magnez, i cili ndikon në uljen e presionit të gjakut, si dhe antioksidantë. Përveç kësaj kivi ju bën mirë për trajtimin e hipertensionit dhe për shikimin.

Shoqata Amerikane e zemrës (American Heart Association), duke ju referuar kërkimit të bërë nga një spital në Oslo, Norvegji, tregoi se nëse konsumohen 3 kivi në ditë për 8 javë rresht, luftohet hipertensioni. Studimi u krye në një kampion prej 118 pjesëmarrësish të gjithë mbi 55 vjeç dhe kishin tension të lartë. Ata u ndanë në dy grupe. Njeri prej grupeve konsumonte të detyruar 1 mollë në ditë për 8 javë rresht, ndërsa grupi tjetër 3 kivi në ditë për 8 javë rresht. Në përfundim rezultatet treguan se tek grupi që kishin përdorur kivi për 8 javë rresht, presioni sistolik kishte rënë me 3.6 mm më pak sesa kishtë patur grupi tjetër që kishtë përdorur mollën, duke bërë që kivi të ulë keshtu tensionin e lartë.

Burimi: healthyfoodhouse

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit