3 kombinime që nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj

Rolina Naço, dietologe

1) Çaj jeshil + 1 fetë limon ose limon jeshil

-Përveçse na hidraton, sidomos në këtë periudhë që temperaturat po rriten, studimet e fundit kanë treguar se Caj jeshil dhe limonkombinimi i çajit jeshil me lëngun e agrumeve katërfishon antioksidantët, duke luftuar kështu sëmundjet kardiovaskulare, por edhe tumorale (kryesisht të lëkurës).

2) Ujë + boronicë e kuqe (1-2 gota në ditë)

– Ka veti antibakteriale (mund të përdoret pak më shpesh për personat që kanë imunitein e ulët)

– Gjithashtu përmban një antioksidant që na mbron nga radikalet e lira (të cilat shtohen nga temperaturat e larta)

3) Sallatë me jeshillëqe + avokado + fara luledielli + karrotë

– Një bombë vlerash: në këtë vakt marrim shumë pak kalori, por ndërkohë i ofrojmë trupit vitaminë A (karrota), vitaminë E (farat dhe avokado), acid folik (sallata jeshile). Pra, ushqejmë lëkurën dhe mbrojmë zemrën.

Ky kombinim plotëson gjithashtu më shumë se 100% të nevojave ditore me vitaminë E, që vepron si një antioksidant, duke mbrojtur qelizat nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet të cilët janë një ndër shkaqet kryesore në shfaqen e tumoreve.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?