Nëse keni lëkurë të ashpër dhe të irituar ndiqni këto këshilla dhe do të shikoni përmirësime të dukshme.
Bëni skrab trupi, duke masazhuar lëkurën për disa minuta, në këtë mënyrë të gjitha qelizat e vdekura do të rigjenerohen për t’ju dhënë një pamje të freskët dhe rinore. Nuk ju kushton shumë kohë, mund t’ju marrë vetëm 10 minuta dhe t’ju japë më shumë. Edhe maskat e fytyrës me përbërës natyrale janë tepër efektive dhe të thjeshta në përgatitje.
Skrab me sheqer për trupin : Kombinoni ½ filxhan kafe sheqer organik, ½ filxhan kafe vaj kokosi, 1/3 filxhan lëng ananasi. Përzieni të gjithë përbërësit dhe masazhoni trupin.
Maskë për fytyrën me banane dhe mjaltë: përzieni 2 banane organike dhe mjaltë. Shtoni disa pika lëng limoni dhe përzieni masën e formuar. Aplikojeni në fytyrë duke e mbajtur 20 minuta dhe lajeni me ujë të ftohtë. Kujdes, para se të aplikoni maskën duhet ta lani mirë fytyrën me sapun organik.
Maskë me avull për fytyrën: heq qelizat e vdekura të lëkurës duke e rigjeneruar atë. Vendosni një enë me ujë në zjarr, vendosni një peshqir mbi kokë dhe më pas vendosni kokën mbi enë duke qëndruar për 5 minuta. Shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë dhe ja ku i bëtë fytyrës një pastrim deri në shtresat e padukshme për syrin./Health magazine/Elena Beta


