3 shenjat e infeksionit të veshkave që nuk duhet të injorohen

Përshtati në shqip: Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

Shumë njerëz mendojnë se mund të trajtojnë infeksionet urinare me vetëm një lëng boronice. Kjo metodë funksionon në disa raste, kur infeksionet janë të lehta, megjithatë ekspertët sugjerojnë që të konsultoheni me mjekun paraprakisht, pasi mund të vini veten në rrezik për zhvillimin e infeksionit të veshkave.

“Infeksionet e veshkave shkaktohen nga një bakter që nis në fshikëzën e urinës si një infeksion i lehtë i traktit urinar, si infeksioni i fshikëzës”, thotë dr. Fara Bellows,  urologe tek Qendra Mjekësore Wexner tek Universiteti Shtetëror i Ohajos.

“Nëse ky bakter vazhdon të përhapet, mund të shkaktojë infeksion të veshkave”.

Dhe në komunitetin e mjekësisë, infeksionet e veshkave, të njohur si “pyelonefriti”, nuk neglizhohen asnjëherë.

“Është një infeksion i rëndë i këtij organi, prandaj njerëzit duhet t’i kushtojnë vëmendje”, thotë urologu David Kaufman, në Parkun Qendror të Urologjisë në Nju Jork.

“Mos mendoni për asnjë moment se këta pacientë nuk janë të sëmurë”.

“Nëse infeksionet e fshikëzës mund të shkaktojnë parehati, ato veshkave mund të jenë vdekjeprurëse”.

Infeksionet e fshikëzës zakonisht shkaktojnë një ndjesi djegieje kur urinoni, urinim të shpeshtë dhe në pak raste edhe gjak në urinë. Ndërsa infeksionet e veshkave mund të shkaktojnë dhimbje të shpinës, temperaturë, të dridhura, dhe simptomat e infeksionit të fshikëzës. Nëse lihen pa trajtuar, infeksionet e veshkave mund të përhapen në gjak, duke ju rrezikuar kështu jetën.

Prandaj, mos u përpiqni të trajtoni vetë infeksionet e traktit urinar pa u konsultuar më pakë me mjekun. Ju vetëm do ta përkeqësoni gjendjen dhe do të vendosni veten në rrezik nga infeksioni i veshkave.

Burimi: Self / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal