Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Disa prej nesh vërejnë se në pika të caktuara të jetës, rritja e flokëve ngadalësohet. Kjo mund të jetë një përvojë traumatike për të dy gjinitë, burrat dhe gratë.
Nëse doni të nxisni rritjen e flokëve, hidhini një sy këtij manuali që ju sugjeron disa truke të thjeshta por që mund t’ju vijnë shumë në ndihmë!
Dieta e shëndetshmë është parësore:
Një thënie e vjetër thotë: “Ju jeni çfarë hani.” Kjo është gjithashtu e vërtetë kur bëhet fjalë për flokët. Një dietë e shëndetshme ndihmon për të pasur flokë të shëndetshëm dhe flokët tona reflektojnë atë që po ndodh në trupin tonë. Prandaj, hapi i parë për të pasur flokë të bukur është të siguroheni që po konsumoni një dietë të shëndetshme.
Është e rëndësishme të konsumoni pulë, gjel deti, peshk, vezë dhe produktet e qumështit. Gjithashtu, fasule, thjerrëza, arra janë burime të mira të proteinave
Hekuri, vitamina C, vitamina A, vitamina E si dhe omega-3 janë gjithashtu burime të mira.
Masazhoni skalpin e kokës:
Ne e dimë se masazhi është një mënyrë e mirë për lehtësimin e stresit. A e dini se koka juaj mund të përfitojë shumë nga një masazh? Në fakt, masazhimi i skaplit të kokës mund të nxisë rritjen e flokëve dhe t’i ndihmojë ato të duken bukur dhe me shkëlqim.
Nëse kombinoni një masazh të sjkalpit me vajra esenciale, atëherë efekti do të jetë edhe më mirë. Disa nga vajrat më të mira për rritjen e flokëve janë mente dhe rozmarinë. Vendosni pak vaj në lëkurën e kokës tuaj për 4 minuta, më pas ktheni kokën poshtë për 4 minuta, dhe përsëriteni këtë proces çdo ditë për një javë. Shumë gra thonë se kjo metodë ka ndikuar në rritjen e flokëve ndoshta për shkak të rritjes së fluksit të gjakut në këtë zonë, edhe pse nuk ka hulumtime që ë mbështesin këtë metodë.
Lëng qepe:
Besoni apo jo, lëngu i qepës mund të nxisë rritjen e shpejtë e flokëve!
Lëngu i qepës është provuar shkencërisht për të ndihmuar rritjen e flokëve. Një studim i publikuar në “Journal of dermatology” tregoi se lëngu i qepës është efektive për të ndihmuar rritjen e flokëve në burra dhe gra që vuajnë nga alopecia (një sëmundje autoimune që lidhet me humbjen e flokëve )
Burimi: healthyandnaturalworld/https://shendeti.com.al


