3-vjeçari që peshon 70 kg dhe s’ndalon dot së ngrëni

Misaeli, i cili jeton me prindërit në Brazil, është vetëm 3 vjeç e megjithatë peshon 70 kg. Prindërit e 3-vjeçarit thonë se janë të dëshpëruar pasi ai nuk ndalon së shëndoshuri.

misaeliDjali lindi në peshën normale 2.9 kg. Por që atëherë çdo muaj ai shton nga 2,5 kg çdo muaj, duke e bërë të pamundur lëvizjen e tij.

Doktorët besojnë se ai vuan nga një sëmundje e rrallë gjenetike, e cila karakterizohet nga një uri e vazhdueshme dhe dëshirë për të ngrënë.

Fëmijët me këtë sëmundje hanë 3-6 herë më shumë se bashkëmoshatarët e tyre dhe sërish mund të ndihen të uritur.

Gjithashtu 3-vjeçari vuan nga problemet me tiroidet, që i kanë shkaktuar rritje në peshë dhe prindërit thonë se trajtimi mjekësor nuk po i ndihmon.

misaeli 3Babai i Misaelit, Majkëlli, thotë: “Edhe ta çosh te doktori apo thjesht të duash të dalësh me të është e vështirë. Kur ecim rrugës njerëzit ndalojnë, duan të bëjnë fotografi me të, thonë se nuk kanë parë kurrë një fëmijë kaq të shëndoshë, duan të dinë sa vjeç është, sa peshon…”

Transportimi i Misaelit, i cili ka probleme me sjelljen, është kaq e vështirë, sa prindërit e tij detyrohen të marrin gjithnjë taksi për ta lëvizur.

Mamaja e tij thotë: “Doktorët mendojnë se ka një sindromë që e bën të shtojë në peshë. Ata duan të bëjnë teste.

Simptomat e sindromës Prader-Uilli mund të përfshijnë një ndjenjë të qëndrueshme urie, e cila çon lehtësisht në shtim peshe, masë të dobët muskulare dhe vështirësi në nxënie.

misaeli 1Të sëmurët mund të kenë gjithashtu probleme në sjellje, si zemërim apo kokëfortësi. Për këtë sindromë nuk ka asnjë kurë, kështu që trajtimi fokusohet në menaxhimin e simptomave dhe problemeve të lidhura me to.

Për prindërit është shumë e vështirë të arrijnë të menaxhojnë sjelljen problematike të fëmijës së tyre dhe urinë e vazhdueshme.

Kufizimi i të ngrënit të fëmijës është pjesë e rëndësishme e menaxhimit të gjendjes së tij. Sipas studimeve mjekësore, ndërsa Sindroma në vetvete nuk është vdekjeprurëse, ngrënia pa kontroll dhe shtimi i pakontrolluar në peshë mund të jetë.

Ngrënia pa kontroll mund të shkaktojë probleme shëndetësore si zgjerim jonormal i stomakut dhe mbytje./ Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese