30 minuta stërvitje në ditë për rënie nga pesha

Kush stërvitet me qetësi 30 minuta në ditë për një kohë të gjatë, humb një kile më shumë se ai që stërvitet një orë me ritme të larta. Ky fakt del në vrapim 1dritë pas një studimi të kryer në Universitetin e Kopenhagenit, ku për katër muaj janë monitoruar 60 burra mbipeshë, të cilët u krahasuan me një grup që nuk bënte asnjë aktivitet fizik. Studimi tregoi se ata që ndiqnin një program stërvitjeje të moderuar humbën 3,5 kg, ndërsa ata që kryenin stërvitje intensive humbën mesatarisht 2.7 kg.

Ekzagjerimi me ushtrimet, sipas kërkuesve, nuk vlen, sepse në fund hiqet dorë, ndërsa ata që kryejnë një aktivitet të përditshëm për jo më shumë se 30 minuta, janë më të motivuar.

Nga kërkimet rezulton se nuk janë vetëm ushtrimet që bëjnë diferencën por edhe kohëzgjatja. Stërvitjet intensive kanë probleme pasi kush i ndjek deklarohet i lodhur dhe pesimist. Ndërsa ata që bëjnë stërvitje më të lehtë e më pak lodhshme vazhdojnë të jenë më energjikë dhe e vazhdojnë stërvitjen pavarësisht punëve të ndryshme të ditës, duke rënë në peshë më shumë se të tjerët”. (Ansa)

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën