300 ditë mjerimi në shëndetësi?!

Menjëherë pas promovimit të 300 ditëve të para të qeverisjes nga mazhoranca në fushën e shëndetësisë, opozita organizon një takim me drejtues, mjekë, punonjës të sistemit të kujdesit shëndetësor për të raportuar dhe analizuar ecurinë e punës së qeverisë. Në këtë takim ishte i ftuar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Si përfaqësuese në fushën e medias ishte e ftuar Eglantina Bardhi, drejtoreshë e gazetës “Shëndet+”.

opozitaNë këtë takim vëmendja u përqendrua tek premtimi i qeverisë. Kjo e fundit erdhi në pushtet me moton “Shëndetësia falas”. Në fjalën e tij, kryetari i Partisë Demokratike, Basha u shpreh se qeveria nuk ka objektiva për këtë nismë. Duke mos pasur objektiva, sipas Bashës, qeveria ka dështuar. Mungesa e objektivave shkatërron sistemin shëndetësor. Në të gjitha hapat e komunikimit për shëndetësinë është thënë diçka tjetër dhe është bërë diçka tjetër. Kjo qeveri thekson Basha po ndjek politikën e demonizmit të mjekëve, infermierëve etj. Këto të fundit ministri i vendos herë pas here në rradhë duke dhënë udhëzime boshe. Qeveria po punon fort ashtu siç ka premtuar por po punon në drejtimin të shtimit të korrupsionit. Bilanci nuk flet për shëndetësi falas. As drekë nuk ka falas e jo më shëndetësi.

Gjithashtu vëmendja u përqëndrua në tregun farmaceutik ku situatën në këtë fushë Basha e cilëson si tepër të rëndë. Korrupsioni në fushën e farmaceutikës është më i hapur se në çdo fushë tjetër. Ajo çfarë i ka mbetur Ministrit të Shëndetësisë është që të marrë edhe disa shërbime që ti kryejë në zyrën e tij sepse centralizimi është i tmerrshëm. 85% e drejtuesve të cilët ishin përfaqësues të USAID-it janë zëvendësuar nga persona jokompetent , madje në ndjekje penale. Varka e rilindjes e ka lënë bregun pa destinacion, por duket se rryma po e çon poshtë. Këtë situatë ai e cilëson si të papranueshme ku kërkohen që të nxirren miliona në kurriz të pacientëve.

Është shenjë emancipimi që shëndetësia u bë pjesë e fushatës , por është shenjë e kobshme që pacientët dhe gazetarët vazhdojnë të heshtin. Basha e mbylli fjalën e tij për të theksuar se ky takim ka për qëllim transparencën. Gjithashtu takimi i rradhës nuk do të jetë pas 300 ditëve të ardhshme por do të jetë menjëherë pas gushtit pasi Varka e qeverisë Rama-Meta është nisur pa vela dhe pa destinacion.

Në këtë takim mbajti fjalën e saj edhe deputetja e Partisë Demokratike njëkohësisht edhe Kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërise, Albana Vokshi. Vokshi bëri një prezantim më të gjërë në slide për sistemin farmaceutik dhe ligjin e ri të barnave që qeveria pritet ta miratojë sot në kuvend. Deputetja e nisi me drejtuesit e ri që ka vënë qeveria. Kështu , në krye të Drejtorisë Farmaceutike është një person që ka lidhje nepotike në të gjitha anët. Përveç kësaj ka ngelur 2 herë në provimin e shtetit.

Në krye të Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave është vendosur një person në ndjekje penale. Vokshi gjithashtu foli edhe për çështjen e heqjes së TVSH-së së barnave. Heqja e TVSH-së ka bërë që të mos ketë kontroll të tregut. Gjithashtu, kjo nismë monopolizon barnat dhe nuk sjell siguri. Shumica e barnave alternative që dolën u përkasin firmave farmaceutike afër qeverisë.

Shtimin e 56 barnave të reja qeveria e listoi në një ndër arritjet në fushën e shëndetësisë por në fakt sipas opozitës, PD-ja në kohën e saj të qeverisjes ka shtuar në treg 150 barna të cilat as alternativa nuk kanë patur në treg. Përveç kësaj theksoi Vokshi, ministri ka përqëndruar të gjitha barnat në duart e QSUT-së. Kjo nënkupton një fluks në dyert e QSUT-së,  fluks pacientësh që nuk mund të përballohen. Në kuadër të barnave të reja që po hynë në tregun farmaceutik Vokshi ngriti disa pyetje.

Kush është përgjegjës për cilësinë e këtyre barnave në Shqipëri ? A janë barna të vërteta? Mbi ç’baza janë marrë etj. Në fund të fjalës së saj Vokshi theksoi se ,në 300 ditët shëndet-liga të qeverisë Rama-Meta  kemi: mungesë transparence në tendera. Korrupsion në dhënien e pullës së barnave. Shkatërrim të zinxhirit të import shpërndarjes. Klientelizëm në hartimin e barnave të rimbursueshme. Dhe s etë gjitha këto lëvizje që po bëhen në fushën e farmaceutikës po bëhen për të pasuruar një grup mafioz.

Përfaqësuesja e Sindikatës së Farmacistëve, Denisa Vrapi gjithashtu mbajti një fjalim të shkurtër duke u përqëndruar në dy pika kryesore. E para ishte që e drejta e hapjes së farmacive duhet tu jepej personave kompetent , si dhe çështja tjetër kishte të bënte kontrollimin teknik të kushteve që duhet të plotësojë një farmaci para se të hapet.

Si përfaqësuese e gazetarëve dhe si gazetare e shëndetësisë ishte ftuar Eglantina Bardhi e cila në fjalën e saj vuri theksin tek roli i gazetarit , ku ky i fundit bashkë me opozitën duhet të bëjnë një oponencë të mirë. Eglantina tha që interesi ynë si gazetarë është mbrojtja e interesit të pacientit. Si dhe në fund të fjalës së saj ajo theksoi si negative zhbërjen e reformave që janë bërë kur për këto reforma janë hedhur miliona. Në këtë takim kishte edhe shumë të ftuar të tjerë si, Halim Kosova, Isuf Kalo, Edmond Kapedani dhe një sërë emrash nga politika dhe fusha të tjera.

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin