33 raste të reja me Covid dhe 2 viktima në 24 orët e fundit, si është situata në spitale

33 raste të reja, dy viktima dhe 131 të shëruar është bilanci i COVID-19 për 24 orët e fundit në vendin tonë.

Autoritetet shëndetësore raportojnë se rastet e reja pozitive janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, nga 3 raste në Shkodër, Elbasan, Librazhd, nga 2 raste në Devoll, Berat, Pogradec, Skrapar, nga 1 rast në Lezhë, Vau i Dejës. Për dy viktimat e 24 orëve të fundit, bëhet fjalë për një qytetar nga Korça dhe një nga Shkodra, të moshave 56-80 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.

Prej fillimit të pandemisë në vendin tonë janë regjistruar në total 132,209 raste me COVID-19, prej të cilëve; 128,732 janë raportuar të shëruar, 2,444 kanë ndërruar jetë, ndërsa 1,033 janë aktualisht raste aktive.

Statistika (23 Maj 2021)

Raste të reja ditore         33
Të shëruar në 24 orë      131
Të shtruar në spitale      57
Humbje jete në 24 orë   2
Testime ditore                2,512
Testime totale            698,250
Raste pozitive             132,209
Raste të shëruara        128,732
Raste Aktive                  1,033
Humbje jete                  2,444

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         575

Korçë            114

Shkodër       86

Vlorë             55

Elbasan        42

Berat             41

Lezhë           35

Gjirokastër   35

Fier               23

Kukës           14

Durrës          12

Dibër           1

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren