Kryefaqja Vip-Shendet “3:56 AM”: Drejtpërsëdrejti nga hapësira

“3:56 AM”: Drejtpërsëdrejti nga hapësira

0
Shpërndaje

Bisedoi: Kesilda Gjoka

Ishin vitet ’60 kur një grup djemsh morën disa sintetizator analog dhe filluan të eksperimentonin me tingujt dhe kuptuan që mund të krijonin nëpërmjet këtyre valëve sintetitozatore, disa tinguj kozmikë. Ata morën një ritëm normal, një ritëm tribush, të epokës së gurit kur njerëzit bënin muzikë duke përplasur dy gjëra dhe ai ritmi ishte shumë linear, i pandryshueshëm dhe vetëm ecte përpara dhe që ritmi të ishte i vazhdueshëm dhe konstant, si vetë cikli i jetës.  Christopher, Ergi, Emiljano, Klejdi, pjesë e një grupi që përqafojnë këtë zhanër muzikor, rrëfejnë për gazetën “Shëndet +”, gjithçka çfarë i lidh me këtë muzikë. Si e mori emrin e veçantë grupi pjesë e të cilit ata janë sot, ku e shohin të ardhmen e tyre dhe a është muzika vetëm një pasion për ta? Këto dhe shumë detaje të tjera interesante mund t’i lexoni në intervistën më poshtë…

Christopher, Ergi, Emiljano, Klejdi, si lindi ideja për të formuar grupin “3:56 AM” dhe pse ky emër?

Fillimisht ideja e vetme ka qenë nevoja e një mënyre për t’u shprehur duke kompozuar dhe luajtur muzikë. Ishim pikërisht ne, prej rastësisë ashtu edhe prej faktit që ndajmë të njëjtin vlerësim për ritmin, harmoninë dhe estetikën, sado që jemi shumë të ndryshëm. Edhe emri prej rastësisë. Në murin e studios që sapo kishim ndërtuar ndodhej i ngjitur një artikull anglez me titullin “3:56 am – Man steps on to the moon”. Ishte emri që na zgjodhi ne mbase.

Mund të na rrëfeni një historik të shkurtër për rrymën që ju përfaqësoni?

Mund të flasim për histori e për influenca por ne nuk përfaqësojmë rryma. E vetmja ideologji që respektojmë është ajo e të shprehurit lirshëm çdo lloj emocioni nëpërmjet muzikës dhe pa e përkufizuar atë.

Për sa i përket muzikës sonë është një rrymë e mes viteve ’60 kur Gjermania ishte duke u rindërtuar pas Luftës së Dytë Botërore , një grup njerëzish u ngjitën nëpër male morën disa sintetizator analog dhe filluan të eksperimentonin me tingujt dhe kuptuan që mund të krijonin nëpërmjet këtyre valëve sintetitozatore. Më pas kuptuan që kishin nevojë të bënin një muzikë që nuk ishte e ngjashme as me muzikën amerikane dhe as angleze por të shkruanin diçka të re. Ata morën një ritëm normal, një ritëm tribush, të epokës së gurit kur njerëzit bënin muzikë duke përplasur dy gjëra dhe ai ritmi ishte shumë linear, i pandryshueshëm dhe vetëm ecte përpara dhe që ritmi të ishte i vazhdueshëm dhe konstant, si vetë cikli i jetës . Ne jemi i vetmi band në Shqipëri që lëvrojmë rrymën e krautrockut ishte. Jeta nuk ndalon asnjëherë është si një tren që vetëm ecën dhe bën të njejtën zhurmë (cuf cuf cuf)dhe ky ritmi ka simbolizuar lëvizjen e krautrouckut. Krautrck-u ishte një mënyrë jetese, ishte një mënyrë pasqyrimi jete, se si jeta vazhdonte dhe të gjithë instrumentet e tjerë që vazhdonin, kitara, sintetizatori, bassi, vokali etj ishin në sintoni totale me ritmin, dhe ritmi ishte baza. Duke qenë se ritmi ishte baza ata filluan ta konceptonin me emrin kraucktrock  që do të thotë muzikë për njerëzit, muzikë rrok për njerëzit e viteve ’60.   Edhe ne nuk bëjmë fiks krautrock se jemi përshtatur dhe me kohën, ajo është diçka që i përkiste viteve ’60 dhe jo tani.

Cili është formimi juaj? Muzika është thjesht një pasion apo i keni dedikuar studimet tuaja?

Formimi jonë është prej atomeve, si çdo gjë që njohim praktikisht. Asnjë nga ne nuk i ka dedikuar studimet muzikës pasi nuk e kemi menduar asnjëherë si zgjidhje të vetme profesionale. Por kjo nuk do të thotë që nuk mund ta bëjmë profesionalisht. Kemi mësuar secili në mënyrën e tij e kjo bën që të ketë variacion karakteresh ne muzikën që luajmë.

Ju përgjithësisht performoni muzikë elektronike. Sa e pëlqejnë shqiptarët këtë zhanër muzikor?

Ne performojmë eksperimente tonat me influenca krautrock, psychedelic, electronic. Sa e pelqejne nuk e dimë në nivel statistikor por në momentin që dikush zgjedh ta kalojë kohën duke kërcyer në një koncert tonin, besoj se kjo i pergjigjet pozitivisht pyetjes.

Cili grup ju frymëzon ?

Neu, Can, Mgmt, Dbfc, The strokes, Radiohead, Fujiya and miyagi e shumë e shumë të tjerë.

Keni provuar të shkruani vetë tekste këngësh dhe t’i performoni ato?

Faktikisht ne jemi grup (band) që kemi rreth 3 vjet që jemi krijuar. Më parë kemi punuar në projekte të tjerat të cilat kanë qenë më ndryshe nga ky projekt. Do të thotë që ka patur një vokal, ka pasur një histori nëpërmjet testeve që shkruajmë dhe duke qenë se me tekstet jemi konsumuar, kemi arritur në një dimension paralel nëpërmjet cilit kemi kuptuar që tekstet permbajne mesazhe të cilat mund të zëvendësohen edhe me muzikë. Tekstet mund të jenë në planet tona afatgjata por tani afër jo. Për momentin në  albumin tonë që do dal së shpejti nuk do të ketë tekste.

Aktiviteti juaj shtrihet vetëm në Shqipëri apo ju ftojnë dhe në shtete të tjera për të performuar?

Aktiviteti jonë sigurisht ka nisur në Shqipëri se ne jemi grup shqiptar. Por kemi luajtur jashtë kemi bërë shumë koncerte në Kosovë, në Itali, madje para një muaj ishim në Sardenja kur luajtëm në një festival që quhej Miniere Sonore ishte festival që përfshinte artet audio-vizive, pra nuk kishte lidhje vetëm me muzikën por ishte muzikë e përzier me pjesën vizuale, kështu që ishte një festival interesant dhe sigurisht dhe performanca jashtë Tiranës. Tirana është një vend shumë i varfër, jo ekonomikisht pasi shohim që çuditërisht njerëzit thonë që s’kanë lek por nga ana tjetër kujdesen që gjithë komoditetet ditore që kanë t’i kenë nga më të shtrenjta. Sigurisht që jashtë është tjetër gjë, pjesët ekonomike nuk janë në plan të parë dhe njerëzit janë më të lexuar, kuptojnë më shumë nga bota e artit dhe për ne ishte një eksperiencë shumë e mirë dhe krijuam shumë kontakte nga festivali. Atje takuam dhe një producent i cili u vetë ofrua të na regjistronte albumin.

Sa mundësi ju ofron Shqipëria artistëve të rinj? Po ju ku e shikoni të ardhmen?

Kushtet e vendit ku ne jetojmë bien ndesh me ëndrrat që ne kemi pasi asnjëherë nuk mundemi të gjejmë një pikë takimi, fatkeqësisht jo për fajin tonë. Sistemi jo i konsoliduar administrativo artistik i detyron artistët të kthehen në interpretues këngësh të të tjerëve dhe kjo është goxha e trishtë, do thosha gati gati një hapësirë izoluese për artistët krijues.

Sa e vlerësoni shëndetin dhe a shkoni shpesh për kontrolle edhe kur nuk ju dhemb gje?

Jo kur nuk na dhemb gjë nuk shkojmë (Qeshin). Kjo është një pyetje që nuk duhet të ma bësh mua, ne vlerësojmë shumë shëndetin por na pëlqen që rreth 80% të kohës të abuzojmë me shëndetin. Gjithsesi, unë shkoj njëherë në vit të bëjmë vizita dhe kontrolle. Në fakt, përtej shakasë të gjithë jemi të rregullt kur vjen fjala për shëndetin.

Cili nga ju është me impulsiv? Po më i qeti?

Më i qeti nga ne të katërt është Emiljano, ndërsa më impulsiv është një garë  mes meje dhe Guzës, Klejdit. Por përpiqemi të ruajmë balancat sepse pjesët impulsive shpeshherë ndikojnë dhe në performancë dhe kur ne jemi duke shkruar muzikë apo dhe thjesht kur po bëjmë plane për të ardhmen tonë si grup.

Janë të pakta grupet që i kanë rezistuar kohës. Mendon se grupi juaj do të rezistojë gjatë?

Duhet të përmendin se jetojmë në periudhën e globalizmit komercal të jashtëzakonshëm, që do të thotë që njerëzit janë bërë makineri konsumi. Duke qenë se janë bërë makineri konsumi detyrimisht nuk ka më kohë që njerëzit të harxhojnë kot me të kaluarën kështu që mendoj se dhe në muzikë çdo artist mundohet të sjell diçka të re. Çdo produksion që nxjerr për të mbajtur emrin e vetë të gjallë, për të mbajtur emrin e vetë aktiv në thesin e madh të kokoshkave.

Kush mendon se e mban këtë nga grupet shqiptare?

Nuk besoj se ka, nuk dua të përdor emra sepse nuk ka kuptim mendoj se të gjithë artistët më të suksesshëm e kanë ndërtuar suksesin e tyre duke studiuar se çfarë duan dhe për çfarë kanë nevojë njerëzit dhe nga ky moment ty të ka humbur çdo vlerë si artist, sepse ti nuk je ti, ti je program apo algoritmi që përdoret për të tërhequr vëmendjen e njerëzve, pra ti je thjesht një manekin. Pra ti bën një produksion dhe e tërheqi famën por në Shqipëri funksionon e kundërta.

Një mesazh për të gjithë të rinjtë e pasionuar pas muzikës elektronike?

Të pasionuarit s’kanë nevojë për mesazhe sepse nëse kanë pasionin kanë shumë më shumë se mesazhet. Për sa i përket atyre që luajnë muzikë, të shprehen lirshëm, të eksperimentojnë, te rrezikojnë.

Këshilla që do ju jepja artistëve të rinj dhe të gjithë atyre që nisin një projekt të ri edhe nëse janë 40 vjeç apo më shumë, asnjëherë mos u nisni duke menduar se do të arrini në një vend thjesht lëreni të marrë formë vetë. Ne nuk dimë të luajmë muzikë, por tek krautrock kemi gjetur pikërisht energjitë e duhura për të vazhduar. Muzika duhet të përcjell ato ndjenja që t’i i provon kur ti je në lëvizje me trurin tënd dhe mendoj se asnjeri nga ne nuk duhet të harrojë sa e rëndësishme është muzika për shpirtin për trurin dhe sa e rëndësishme është kur ti ndodhesh në një moment shumë të vështirë të jetës tënde, dëgjon një këngë dhe merr një emocion pozitiv apo negativ.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here