36 foshnja u braktisën vjet në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Aishe Thartori

Që nga viti 1995 rreth 700 foshnja janë braktisur në Shqipëri në rrugë apo në maternitete. Ndërkohë 36 është numri i foshnjave të braktisura për vitin që sapo lamë pas në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” (SUOGJ). Nënat që kanë braktisur fëmijët, janë nëna të reja dhe beqare përkatësisht nga mosha 22-27 vjeç. Arsye si pamundësia ekonomike, stigmatizimi nga ana e shoqërisë, të mos pasurit një partner fiks dhe marrëdhënie të rregullt janë shkaqet kryesore që numri i foshnjave të braktisura vijon të jetë i lartë.

jetimetFoshnjat e braktisura (të sapolindura) mbahen nën kujdesin e stafit të këtij materniteti deri në muajin e dytë ose të tretë të jetës. Aktualisht 30 foshnja janë përcjellë për në jetimore, për t’u adoptuar nga familjet shqiptare, ndërsa 6 vijojnë ende të qëndrojnë në ambientet e maternitetit, në sektorin e foshnjave të braktisura. E vetmja fëmijë  e cila ka qëndruar më gjatë se të tjerat në maternitet është Kesi (2 vjeç e gjysmë), të cilën prindërit zgjodhën ta braktisnin pasi mësuan se ajo kishte lindur me aftësi të kufizuara. Nevoja e një kujdesi intensiv është edhe arsyeja përse ajo nuk është dërguar më parë në jetimore së bashku me fëmijët e tjerë.

Procedurat janë të tilla që nënat kanë kohë deri në 3 muaj për të rimarrë fëmijët e tyre, në rast të kundërt vijohet me kryerjen e dokumenteve  nga ana e gjykatës dhe vendosjen e tyre për adoptim. Presidentja e shoqatës ”Në mbrojtje të fëmijëve të braktisur në Shqipëri”, Claudia Janiszewski , një shoqatë që u vjen në ndihmë këtyre foshnjave që nga viti 1996, pohon se ndër këto vite më pak se 5% e nënave kthejnë kokën pas për të rimarrë bebet e tyre.

Pozitive mbetet fakti se këta fëmijë do të mund të bëjnë të lumtur shumë çifte shqiptare të cilët nuk mund të bëjnë fëmijë ose për arsye të tjera zgjedhin të kenë fëmijë nëpërmjet rrugës së adoptimit. Aktualisht 40 familje shqiptare janë në pritje për të adoptuar fëmijë.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim