38,8% e shqiptarëve duhanpirës, eksperti Shuperka: Cigarja e parë nis edhe 7-vjeç

Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të popullsisë duhanpirëse në rajon. I ftuar në Emisonin ‘Health o’clock’ eksperti për çështjet e duhanit dhe alkoolit, Roland Shuperka, u shpreh se 38,8 % e shqiptarëve pijnë duhan.

E ndarë sipas gjinisë, 56% e meshkujve dhe 18% e femrave në vendin tonë janë duhanpirës. Edhe më alarmant është fakti, kur eksperti deklaron se eksperimentimi me cigaren nis në moshën 7-vjeçare, si pasojë e presionit të grupi.

“E kanë provuar dhe fëmijë 7-vjeçar, por tani po ndodh se po pinë nga produktet e reja dhe nxënësit që janë në shkollë 9-vjeçare. Nga ana tjetër, janë dhe fëmijët e lagjes që nxisin fëmijët, pra presioni i grupit shoqëror bën që ta provojnë. Duke parë që dhe prindi yt pi duhan, atëherë dhë fëmija do ta provojë”, tha Shuperka.

Eksperti iu ka kthyer përgjigje edhe pyetjeve të qytetarëve, të cilët kishin interes për lënien e duhanit dhe shkëputjen nga varësia. Në këtë rast ai sugjeron produktet e reja të nikotinës, dhe duhanin pa djegie si një alternativë më pak e dëmshme.

“Për grupmoshat rreth 30-vjeç, do rekomandoja të kalojnë në alternativa të tjera siç janë produktet e nikotiknës të cilat nuk e djegin tymin. Djegia e tymit me monoksid karboni shkaktojnë atë që 85% e të sëmurëve me kancer të mushkërive janë duhanpirës”, theksoi eksperti.

Këto produkte, thekson Shuperka janë të dizenjuara vetëm për duhanpirësit, dhe kurrsesi nuk duhen përdorur nga persona nën 18-vjeç.

Postime të ngjashme

Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë