4 faktorët që ndikojnë në fertilitetin e një mashkulli

Infertiliteti nuk është vetëm një problem i grave. Sipas një raporti nga Shoqata Amerikane për Mjekësinë Riprodhuese, 4 në 10 raste lidhen me partnerin mashkull. Zakonisht shkaktari është fizik. (Një ënjtje tek venat që përshkojnë testikujt mund të ulin cilësinë e spermës, për shembull). Megjithatë edhe faktorët e mënyrës së jetesës mund të luajnë një rol të rëndësishëm gjithashtu.

Mosha e tij

Ndërkohë që meshkujt plaken, fillon të ulet volumi i spermës si dhe përqindja e kromozomeve të spermës normale.

Pesha e tij

Meshkujt me madhësi të belit rreth 100 cm kanë 22% më pak spermë se ata me bel nën 90 cm – kjo sipas një studimi të viti 2014.

Dieta e tij

Një studim i kryer nga Universiteti i Harvardit ka zbuluar se meshkujt që konsumojnë një dietë me përmbajtje të lartë në yndyra të ngopura kanë më pak spermë.

Alkooli

Përdorimi i tepërt i alkoolit lidhet me prodhimin e ulët të spermës, disfunksionin erektil dhe rënien e niveleve të testosteronit.

Burimi: Health / Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Infeksionet mykotike të flokëve, lëkurës ose thonjve - simptomat, trajtimi dhe parandalimi
Shkencëtarët zbulojnë se qelizat e spermës mbajnë gjurmë të stresit të fëmijërisë dekada më vonë
Rreziku i kancerit të prostatës dhe mjekimi me dutasteride
Burrat kanë rrezik më të lartë të Parkinsonit, dhe më në fund mund ta dimë pse
Jetëgjatësia për burrat nuk është në ADN, por në …
Mjekët zbulojnë shkaktarët shumë befasues, që mund të qëndrojnë pas kancerit të prostatës
“Makthi i burrave”, njihuni me problematikën që cenon edhe jetën seksuale