4 gjërat që nuk duhet t’ia bëni kurrë vaginës

Pavarësisht të vërtetës universale “Vagina mund të kujdeset për vetveten”, akoma shumë zonja vazhdojnë të ngatërrohen me të në mënyra nga më të ndryshimet.

Qëndroni larg terapisë me avull

Shumë të famshëm e praktikojnë shpesh, duke pretenduar se avulli hyn në trup, duke pastruar vaginën dhe mitrën dhe duke larguar infeksionet. Gjinekologët janë kundër kësaj praktike, pasi avulli i nxehtë mund të shkaktojë djegie në vaginë.

“Qëndroni larg terapisë me avull pasi mund të shkaktojë djegie të vagjinës”, thotë Raquel Dardik, profesori i asociuar tek departamenti i obstetrikës dhe gjinekologjisë tek  Qendra Mjekësore NYU Langone.

Vetë-mjekimi është një ide shumë e keqe

Nuk duhet të përpiqeni asnjëherë të vetë-mjekoni vaginën me kura shtëpiake si hudhër apo vajra të ndryshme. Më e pakta që mund të ndodhë: nuk do të keni asnjë përmirësim. Më e keqja? Kam parë raste kur gratë kanë përdorur substanca kimike të sugjeruara në internet, gjë që nuk do t’ia uroja askujt”, thotë Dardik.

Futja e objekteve të huaja duket ide e mirë …por jo.

E dini që lejohet të fusësh në vaginë vetëm: tamponë, gishtat, lodrat e seksit, penisin, pilulat për kontrollin e lindjeve, kupat menstruale – aq. Gjëra si kastraveci, banania, pajisje të tjera që mund t’i gjeni në kuzhinës, duhet të qëndrojnë larg pjesëve intime. Edhe nëse i dezinfektoni mirë, vetëm forma  e tyre mund të shkaktojë probleme serioze në vaginë.

Ndaloni së përdoruri produkte pastruese apo aromatizuese për vaginën

Këto produkte dëmtojnë mikrobiomën vaginale, duke e bërë më të ndjeshme ndaj infeksioneve. Vagina është plot gjëndra që lëshojnë lëngje pastruese dhe lubrifikuese. Nëse përdorni produkte pastruese apo aromatizuese, çrregulloni orën natyrale të vaginës, çka mund të çojë edhe në infeksione. Ndaj nuk duhet të përdorni sapun më thellë se buzët e jashtme të vaginës, ku ka qime. Për këtë arsye ekspertët këshillojnë të mos i përdorni larësit që futen në pjesën e brendshme të vaginës, pasi eliminojnë bakteriet më të rëndësishme që mbrojnë vaginën nga infeksionet.

Burimi: JoTabu.al

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?